Slloveni: Protestuesit përleshen me policinë për shkak të masave të reja antiCOVID-19

Pasi policia në Lubjanë përdori topa uji dhe gaz lotsjellës kundër disa dhjetëra demonstruesve të cilët u mblodhën për të protestuar kundër masave të reja të qeverisë për të shtypur virusin korona, ata u shpërndanë, shkruan gazeta sllovene Delo.

Protestuesit me maska u mblodhën në qendër të kryeqytetit të Sllovenisë, pasi ata besojnë se pandemia e virusit koronar është pjesë e një “komploti botëror” dhe se ata janë “luftëtarë të dritës” që do të zbulojnë të gjitha ato gënjeshtra.

Protestuesit, të cilët u ndanë në disa grupe, goditën policinë me gurë dhe piroteknikë.

Helikopterët fluturuan mbi qendrën e Lubjanës, u dëgjuan disa shpërthime dhe një nga gazetarët u lëndua. Dëshmitarët thanë se disa prej protestuesve kishin simbole të tifozëve.

Leave a Reply