Sonda arabe “Hope”, sjell në shtëpi foton e parë të Marsit

Sonda “Hope”, e Emirateve të Bashkuara Arabe, ka sjellë në shtëpi imazhin e parë të saj nga Marsi.

Lajmi është konfirmuar nga agjencia kombëtare hapësinore të dielën, disa ditë pasi sonda hyri me sukses në orbitën e planetit të kuq.

Fotoja kishte fiksuar vullkanin më të madh në sistemin diellor, Olimpus Mons, nën dritën e mëngjesit”, tha agjencia në një deklaratë. Imazhi është marrë nga një lartësi prej 24.700 km, mbi sipërfaqen e marsit, të mërkurën, një ditë pasi sonda hyri në orbitën e marsit. Sheiku Mohammed Bin Rashid Al Maktum, kryeministër i Emirateve të Bashkuara dhe sundimtar i Dubait, ndau imazhin në Twitter. “Fotoja e parë e marsit e bërë nga sonda e parë arabe në histori“, shkruante ai poshtë saj.

Misioni ka si qëllim të zbulojë sekretet e motit marsian, por Emiratet e Bashkuara Arabe po ashtu duan që ajo të shërbejë si një frymëzim për rininë e vendit.

Hope, u bë e para nga tre anije hapësinore që mbërritën planetin e kuq këtë muaj pasi Kina dhe SHBA po ashtu ka lançuar misione në korrik, duke përfituar nga një periudhë në të cilën toka dhe marsi janë në distancën më të afërt mes tyre.

Leave a Reply