Sonte përballja Joshua vs Ruiz Jr -II-

Anthony Joshua do të kërkojë t’i kthejë titujt e humbur në përballje me Andy Ruiz Jr, i cili e ka mposhtur disa muaj më parë.

Ruiz Jr prodhoi një nga befasitë më të mëdha në historinë e boksit të peshave të rënda, kur e mposhti me nokaut në raundin e shtatë anglezin.

Meksikani i fitoi dhe i posedon titujt në IBF, WBA dhe WBO.

Meçi zhvillohet sonte (20:00) në Diriyah, Arabia Saudite.

Statistika

Joshua është mundur një herë në 23 luftime, duke fituar 22 dhe plot 21 prej tyre kanë qenë me KO.

Andy Ruiz Jr ka luftuar 34 herë, duke fituar 33 por vetëm në 22 prej tyre i ka fituar me KO.

Leave a Reply