Sot 721 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.323 testime për coronavirus, ndërsa 721 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-357, Prilep – 72, Kavadar dhe Gjevgjeli – nga 42 secili, Negotinë – 30, Ohër – 26, Veles – 20, Gostivar – 18, Kumanovë – 17, Manastir – 16, Koçan – 12, Krushevë – 10, Strugë – 8, Shtip dhe Bogdanci – nga 7 secil, Kriva Palanka – 5, Kërçova, Resnja dhe Vallandova – 4 secili, Tetova dhe Vinica – nga 3 secili, Strumica, Delçevo, Demir Kapija dhe Pehçevo – nga 2 secili, Sveti Nikole, Radovish, Probishtip, Kratovo, Makedonska Kamenica dhe Dojran – nga 1 secili qytet.

Nga MSH thonë se kanë ndërruar jetë edhe nëntë pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv me COVID-19.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 1.753 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 105.269, prej të cilëve 93.942 janë shëruar, ndërsa 3.165./Telegrafi/

Leave a Reply