Sot Rama paraqet programin për mandatin e dytë

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar kabinetin e ri qeveritar. Dekreti presidencial do t’i kalojë seancës se sotme plenare për votim nga deputetët. Në orën 10:00, ligjvënësit do të mblidhen në seancë parlamentare, ku kryeministri Edi Rama do të prezantojë programin e qeverisë për 4 vitet e ardhshme, pjesë e cila do t’i lë vendin debatit e më pas votimit të qeverisë. E ndërkohë, një ditë më parë kreu i shtetit dekretoi Edi Ramën si kryeministër në mandatin e tij të dytë qeverisës. Kryetari i Kuvendit Ruçi, pritet të thërrasë mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku do të diskutohet mbi rendin e ditës, i cili përmban prezantimin e programit dhe votimin e qeverisë.

Leave a Reply