Spanja paralajmëron qytetarët: Do mbahen shënim të gjitha ata që refuzojnë vaksinën e COVID

Spanja do të krijojë një regjistër të njerëzve që refuzojnë të vaksinohen kundër koronavirusit dhe ta ndajnë atë me kombet e tjera të Bashkimit Evropian.

Ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa, në një intevistë për mediat vendase pa ka bërë me dije se lista do nuk të jetë e aksesueshme për të gjithë publikun dhe për punëdhënësit.

Illa u shpreh se mënyra për të mposhtur virusin ishte “të vaksinojmë të gjithë dhe sa më shpejt”, ndaj dhe do të krijohet lista për ata që refuzojnë të vaksinohen.

Në një intervistë me televizionin La Sexta, Illa theksoi se vaksinimi nuk do të ishte i detyrueshëm por duhet të jenë të njohur ata që kanë refuzuar vaksinën.

“Do të bëhet është një regjistër, i cili do të ndahet me partnerët tanë evropianë, do jetë jenë emrat e  njerëzve që u është ofruar vaksina dhe thjesht e kanë refuzuar atë. Nuk është një dokument i cili do të bëhet publik dhe do të bëhet me respektin maksimal për mbrojtjen e të dhënave”, shtoi ai.

Në Spanjë  aktualisht kanë nisur përgatitur për vaksinën Pfizer-BioNTech e cila u miratua për vendet anëtare të BE javën e kaluar.

Sipas një sondazhi të fundit, numri i qytetarëve spanjollë që kanë thënë se nuk do të marrin vaksinën ka rënë në 28% nga 47% që ishte në Nëntor.

Leave a Reply