Spanja vendi i parë në BE me mbi 1 milion raste me COVID-19

Spanja ka shënuar një tjetër rekord negativ për koronavirusin. Pasi u bë vendi i parë që regjistroi mbi 500 mijë të prekur me COVID-19, tashmë Spanja është vendi i parë në BE që regjistron 1 milion raste.

Sipas të dhënave të fundit, vendi iberik numëron plot1,005,295 persona të konfirmuar me virusin vdekje prurës.

Ndërkohë shifrat janë shumë të larta dhe për sa i përket vdekjeve, pasi sot numërohen 34,366 pacientë që nuk e kanë fituar dot betejën më COVID.

Qeveria duke parë shtimin e rasteve ka marrë disa masa shtrënguese, por po mendohet për një mbyllje të dytë.

Leave a Reply