Anthony Joshua vs Andy Ruiz, ndeshja e kthimit

Boksieri britanik Anthony Joshua do të ndeshet kundër Andy Ruiz për titullin kampion në peshat e rënda e cila do të zhvillohet në 7 dhjetor në Arabinë Saudite. Kjo do të jetë ndeshja e kthimit pasi dyshja e boksierëve u përballën në qershor të këtij viti me Andy Ruiz që heq nga froni kampionin e peshave të rënda.

Gjatë ndeshjes Ruiz u rrëzua vetëm njëherë me knockdown në raundin e tretë ndërkohë që për Joshua ishte më e vështirë. Britaniku pësoi 4 knockdown-e dhe në raundin e shtatë gjyqtari vendos të mbyllë ndeshjen pasi Joshua nuk mund të vazhdonte më duke shënuar humbjen e parë në karrierën e tij.

Një shqetësim për sa i përket ndeshjes së kthimit vjen nga vendi arab në të cilën e kanë konsideruar këtë event si thyerje të rregullores për të drejtat e njeriut. Shumë shoqata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut e kanë kundërshtuar zhvillimin e ndeshjeve të tilla për dhunën që ajo përcjell tek audienca. Edhe në Britani nuk është pritur mirë ky njoftim pasi për ta Arabia Saudite është shumë larg dhe është një destinacion i shtrenjtë.

Ditën e hënë do të zhvillohet një konferencë për shtyp ku do të publikohen dhe detaje të tjera për ndeshjen si dhe orarin që është ende e papërcaktuar.

Leave a Reply