Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në Japoni

Xhudistja Distria Krasniqi ia ka sjell Kosovës një medalje nga Kampionati Botëror që po mbahet në Tokio të Japonisë.

Distria e ka nisur mirë Kampionatin Botëror duke arritur dy fitore të lehtë në raundet e para.

Pejania arriti t’i mposhtë Narantseseg Ganbaatar dhe spanjollen Julia Figueroa në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Xhudistja jonë pastaj u tregua e fortë edhe në çerekfinale duke e mposhtur argjentinasen Paula Pareto, ndërsa në gjysmëfinale u mposht nga japonezja, Funa Tonaki, kampione e botës 2017 dhe nën-kampione e botës 2018.

Megjithatë, Distria mbeti në lojë për medaljen e bronztë dhe atë ndeshje arriti ta fitojë për të na bërë krenar.

Distria gjatë luftës me Laura Martinezin

Xhudistja jonë e mposhti me Ippon, spanjollen Laura Martinez në kategorinë deri në 48 kilogramë duke ia sjell Kosovës medaljen e brozntë.

Kjo është medalja e parë e Krasniqit në kampionat botëror për seniore. /Telegrafi/

Leave a Reply