Elseid Hysaj largohet nga Napoli

Elseid Hysaj vendos të largohet nga Napoli. Agjenti i kapitenit të kombëtares shqiptarë e konfirmoi vendimin e marrë në një interviste për radion e njohur italiane Kiss Kiss. “I kemi komunikuar Napolit vendimin për të mos rinovuar më kontratën. Dëshira e lojtarit është që të largohet në një ekip tjetër, u shpreh mes të tjerash Mario Giuffredi.Agjenti I mbrojtësit të talentuar shkodran tha se ka informuar për këtë vendim presidentin e klubit De Laurentis disa javë më parë. Megjithatë njeriu që menaxhon Hysajn prej vitesh pohoi se do të gjendet një zgjidhje në transferim për të kënaqur edhe Napolin, klub për të cilin Giufredi tha se  Hysaj dhe vetë ai gëzon respect maksimal. Kontrata e 26 vjecarit me Napolin përfundon në 2021 por klubi I njohur Italian nuk mund të rrezikojë të dalë pa fituar asnjë euro nga shitja e tij kështu që largimi I mbrojtësit shqiptar do të bëyet këtë verë. Disa skuadra angleze por mbi të gjitha Roma janë destinacioni I mundshëm I Hysajt, kartoni I të cilit aktualisht kushton rreth 20 milion euro. Pas Empolit, Hysaj ka zhvilluar 153 ndeshje me Napolin ne 5 vite duke qënë një pikë referimi në të djathtë të mbrojtjes.

Leave a Reply