Flaka Loxha e fiton medaljen e bronztë evropiane

Xhudoja ia ka sjellë edhe një medalje Kosovës. Flaka Loxha e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për Juniorë

Flaka Loxha ka fituar medaljen e bronztë evropiane për juniore, në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Vantaa të Finlandës.

Loxha në luftën për të bronztën përmes repesazhit, mposhti rusen Vita Maidanik, kategoria -57 kg.

Në përgjithësi, Flaka shënoi katër fitore dhe një humbje.

Ky ishte një tjetër sukses i xhudos kosovare, e cila po ia zbardh fytyrën Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *