Granit Xhaka ka vendosur

Granit Xhaka ka vendosur për të ardhmen e tij.

Mesfushori prishtinas, Granit Xhaka, do të vazhdojë të luajë me Borussia Monchengladbach.

Graniti ka edhe një vit e gjysmë kontratë me Borussian dhe klubi që tani ka filluar negociatat për vazhdimin e saj.

“Graniti është një djalë i mirë i cili ka pasur një zhvillim fantastik”, u shpreh Max Eberl, drejtori sportiv i Borussias.

“Ai ka kontratë me ne edhe për një vit e gjysmë, por përkundër kësaj ne jemi duke punuar në vazhdimin e kontratës me të”, shtoi tutje Eberl.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *