Haxhi Krasniqi kundër rusit Kashtanov

Boksieri kosovar, Haxhi  Krasniqi do të ngjitet në ring me 2 qershor të këtij viti Boksieri nga Juniku ka njoftuar se do të përballët me rusin Stanislav Kashtanov për titullin kryesor të EBU në kategorinë super të mesme në një meç i cili do të organizohet në WWE Arena në Bad Tolz afër Mynihut në Gjermani.

Kashtanov ka zhvilluar 38 ndeshje profesionale, 36 fitore (21 me KO), dhe dy humbje.

Në anën tjetër, Krasniqi ka zhvilluar 52 ndeshje ku ka 47 fitore (17 me KO) dhe pesë humbje.

Dueli Krasniqi- Kashtanov do të transmetohet direkt në Sky Sports News në Gjermani dhe në mbi 30 vende të tjera të botës./21Media

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *