Haxhi Krasniqi triumfon ndaj Landaetas dhe mbron titullin

Haxhi Krasniqi ka vazhduar me formën e mirë, pas fitores ndaj rusit Stanyslav Kashtanov, shqiptari triumfoi edhe ndaj Ronny Landaetas.

31-vjeçari kështu mbrojti titullin e Evropës në kategorinë super të mesme në boksin profesionist (EBU).

Krasniqi për ta arritur këtë sukses nuk e kishte lehtë pasi për të arritur fitore iu nevojiten 12 runde dhe në fund fitoi me pikë.

Foto: Mdr.de

Pikët nga gjyqtarët në fund të këtij meçi ishin: 120-107, 116-111 dhe 116-110 në të mirë të boksierit shqiptar nga Kosova.

Boksieri nga Juniku e kishte edhe këtë herë kishte përkrahjen e shumë shqiptarëve në meçin e mbajtur në Dessau të Gjermanisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *