HISTORIKE! Shqipëria në EURO 2016; fitojmë 0-3 në Armeni

11 Tetor 2015, kjo është data historike për futbollin shqiptar. Kombëtarja fiton 0-3 në Armeni dhe siguron një biletë për EURO 2016.

Triumf më se i merituar për kuqezinjtë në Jerevan, duke marrë një rezultat të pastër ndaj vendasve, të cilët luftuan por ishin të pafuqishëm ndaj lojtarëve tanë që në këtë 90 minutësh dhanë gjithçka.

Një nisje mjaft e mirë e lojtarëve tanë, të cilët e gjetën golin e parë që në minutën e 9. Pas një dalje të bukur në sulm ishte Basha që goditi, por reagoi portieri mik, i cili nuk arriti ta zotëronte topin. Më pas, në tentativë për të larguar topin, mbrojtësi i vendasve Hovhannisyan e dërgon në portën e tij.

Edhe pas shënimit të golit të parë, lojtarët e drejtuar nga De Biasi ishin të rrezikshëm dhe në minutën e 23-të, Xhimshiti dyfishoi shifrat, duke shënuar pas një krosimi nga Memushaj.

Në minutat e mbetura të pjesës së parë, lojtarët tanë luajtën më të tërhequr, ndërsa armenët kontrollonin topin, por pa qenë të rrezikshëm në zonën tonë.

Në 45 minutat e dyta, Armenia u hodh në përpara në kërkim të golit, por pa e arritur atë, ndërsa Shqipëria shfrytëzoi hapësirat e lënë mbrapa nga vendasit, duke shënuar edhe golin e tretë. Armando Sadiku vulosi gjithçka, duke shënuar në minutën e 76 pas topit të marrë nga Roshi.

Përfundimisht një fitore mëse e merituar për Shqipërinë e cila tashmë është një prej ekipeve që do të shkojnë në Francë një vit më pas, në finalet e Europianit të futbollit.

Komenti i ndeshjes

PERFUNDON TAKIMI. Shqiperia fiton 0-3 dhe siguron bileten per ne France 2016.

86′ – Basha le fushen e lojes i demtuar, futet Abrashi.

83′ – Tjeter karton e verdhe per armenet. ndeshkohet Andonian. 

82′ – Goditje e forte nga jashtezone nga armenet, por jashte kuadratit te portes.

76′ – GOOOL 0-3 Shenon Armando Sadiku. Roshi i papermbajtshem ne te djathte, kroson ne zone aty ku Sadiku nuk fal, por siguron fitoren duke shenuar golin e trete.

72′ – Tjeter zevendesim per Shqiperine. Largohet Memushaj, aktivizohet Kukeli.

71′ – I pakalueshem Berisha. Nje pritje e shkelqyer pas goditjes se forte nga jashte zone te armeneve.

66′ – Mundesi e arte per te shenuar edhe golin e trete per Shqiperine.Roshi ne kundersulm, kroson per Sadikun ne zone, por topi devijohet dhe per pak sa nuk perfundon ne rrjet.

64′ – Dalje e shpejt e njerit prej armeneve ne krahun e majte te sulmit te tyre, por Xhimshiti e ndal ate me faull. Gjyqtari e ndeshkon shqiptarin me karton.

63′ – Armenia vazhdon me kontrollin e gjate te topit, por mungojne rastet per ta.

58-Zevendesimi i pare per Shqiperine. Largohet Cikalleshi, futetSadiku. Aktivizohet edhe Sarkizov per Armenine, duke zevendesuarMovsisyan.

57′ – Minuta te mira per armenet. Lojtaret tane jane te kthyer prapa duke u mbyllur mjaft mire sulmet e vendasve.

53′ – Armenet shfaqen rrezikshem ne porten tone, por me te drejt gjyqtari akordon nje pozicion jashte loje.

52′-Kartoni i pari per lojtaret tane. Ndeshkohet me te verdhe Aliji.

46′ – Mundesi e shkelqyer menjehere per tane, por Basha nuk godet si duhet brenda zones.

Nis pjesa e dyte e ndeshjes, me zevendesime per Armenin. Ozbiliz futet ne fushen e lojes duke zevendesuar Yusbashyan.

Perfundon pjesa e pare Armeni-Shqiperi 0-2. Loje e mire e lojtareve tane, por mbi te gjitha rezultati i pjeses se pare jep siguri per 45 minutat e dyta.

45′ – Mundesi e shkelqyer e armeneve, te cilet godasin nga jashte zone, por fatmiresisht topi perfundon jashte.

43′ – Kombinime te bukura te armeneve, por ndalen nga Cana ne hyrje te zones sone.

42′ – Lendohet Cikalleshi pas nje perplasje me kundershtarin, por pa probleme per te vazhduar me tej.

39′- Dalje e shpejt e Bashes ne krahun e majte, pason per Gashin qe nuk arrin te gjuaje drejt portes.

34′ – Kontroll i gjate i topit per armenet prane zones sone, por pa rrezikuar kuadratin e Berishes. Shqiperia eshte e terhequr mbrapa, por Roshi qendron i gatshem per tu nisur ne kundersulm.

28′ – Tjeter mundesi e mire per Shqiperine,por topi devijohet nga mbrojtesit e Armenise. Cikalleshi pretendon per prekje me dore.

27′- Kartoni i dyte per armenet, ndeshkohet Yusbashyan.

23 – GOOOL. Shenon Xhimshiti 0-2 per Shqiperine.Memushaj kroson ne zone dhe aty Xhimshiti nuk gabon, por e dergon topin ne porten e armeneve, duke e çuar rezultatin ne 0-2.

20′ – Tjeter rast i mire per Shqiperine. Cikalleshi godet ne hyrje te zones, por topi ndalet nga portieri qe ishte ne pozicion.

19′ – Presing i lojtareve tane, te cilet synojne ti ndalin armenet qe ne mesin e fushes.

17′ – Kalim i bukur i Roshit nga e djathta dhe vetem me faull mund ta ndalte lojtari armen Arzumanjan, i cili ndeshkohet me kartonin e verdhe, i cili eshte i pari ne kete ndeshje.

13′ – Lojtaret tane duken disi te terhequr pas golit, ndersa armenet kontrollojne topin, por pa qene te rrezikshem ne porten tone.

9′-GOOOL. Shenon Shqiperia. Godet Basha, pret portieri, por nuk arrin ta kontrolloje topin. Ne tentative per ta larguar mbrojtesi i vendasve Hohannisyan e dergon ne porte. Ne feste tifozet shqiptare ne stadium.

7′- Berisha ben mrekulline, duke mos i lejuar golin armeneve.Mkrtchyan goditi fort, topi u devijua nga muri dhe reagimi i Berishes ishte fantastik ne kete rast.

6′ – Goditje denimi per armenet ne hyrje te zones sone.

3′- Kombinime ne mesin e fushes nga lojtaret tane, por ka nje nderhyrje te gabuar ndaj Memushajt. Goditja e pare e lire e takimit.

1′ – Mkhitayan kroson nga e djathta e sulmit armen, por topi perfundon ne duart e Berishes.

Nis ndeshja Armeni-Shqiperi. Topin e pare e luajne armenet.

Skuadrat zbresin e fushe, Cana dhe Mkhitaryan udheheqin ekipet perkatese. Luhen himnet e te dyja kombetareve.

Armeni-Shqiperi do te drejtohet nga polaku Szymon Marciniak. Asistente te tij do te jene Pawel Sokolnicki dhe Tomasz Listkiewic, gjyqtar i katert eshte Radoslaw Siejka.

Kjo ndeshje zhvillohet ne stadiumin Vazgen Sargsyan ne Jerevan. Kapaciteti i ketij stadiumi eshte 14.935 spektatore.

Publikohen formacionet e te dyja skuadrave: Armenia: Kasparov; Andonian;Haroyan; Arzumanyan; Mkrtchyan; Pizelli; Ghazaryan; Hovhannisyan; Movsisyan; Yusbashyan; Mkhitaryan. Shqiperia: Berish; Hysaj; Cana; Xhimshiti; Aliji; Basha; Memushaj; Gashi; Xhaka;Cikallesh; Roshi.

Mesohet se para takimit, presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, Duka, ka vendosur 2 milione euro premio per skuadren ne rast kualifikimi.

Behet fjale per ndeshjen qe mund te ndryshoje historine e futbollit shqiptar, pasi nje fitore ne kete ndeshje na con ne Euro 2016, ne rast humbje apo barazimi luajme ne play off.

Komenti live i ndeshjes Armeni-Shqiperi, e vlefshme per grupin I te eliminatoreve te Euro 2016.

Leave a Reply