Ja tifozët e ndaluar në ndeshjen Shqipëri-Itali, në Shkodër edhe 1200 italianë

Portat për të hyrë në stadium per ndeshjen Shqipëri-Itali  do të hapen në orën 17:00 të datës 09.10.2017. Tifozët duhet të kenë me vete biletën edhe letërnjoftimin. Për të shmangur konfuzionin në portat e hyrjes për në stadium, policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e tifozëve që të mos e lënë për në minutat e fundit futjen për në stadium.

Nuk do të lejohet asnjë person që të hyjë në stadium me fishekëzjarre, flakadanë, sende të forta, sende metalike, monedha apo çelësa, banderola që janë të ndaluara etj.

 

Ndalohet tifoz grupi “ILLYRIA ELITE”, në Shkodër  1200 italianë
Nga shërbimet e policisë nuk do lejohet hyrja në stadium e asnjë banderole dhe asnjë personi nga tifogrupi “ILLYRIA ELITE”, të cilëve nuk u janë shitur bileta nga Federata Shqiptare e Futbollit pasi kanë krijuar probleme në ndeshjen Itali-Shqipëri në Palermo, më datë 24.03.2017.

Nga Italia pritet të ndjekin ndeshjen në stadium rreth 1200 tifozë. Prej tyre, rreth 500 pritet të vijnë enkas nga vendi fqinj, ndërsa rreth 700 tifozë pritet të jenë shtetas italianë me banim të përkohshëm në Shqipëri.

Bllokimi i akseve në Shkodër, kujdes nga radarët
Gjithashtu do ketë kufizime lëvizje dhe bllokim të qarkullimit në disa akse rrugore të brendshme të qytetit të Shkodrës. Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër do bëjë me dije oraret dhe rrugët që do kufizohen apo do bllokohet qarkullimi i automjeteve dhe të masave të tjera të sigurisë.

Drejtoria e Policisē Rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore do vendosë në akset rrugore Morinë – Shkodër e Tiranë – Shkodër, radarë për matjen e shpejtësisë dhe do përdorë dragerat për pijet alkoolike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *