Kampionati Europian i Atletikës, shkodrani Smajlaj kalon në finale

Sportistët shqiptarë vijojnë të lënë gjurmë në disiplina të ndryshme dhe kësaj here është shkodrani Izmir Smajlaj, që është kualifikuar për në garën finale të kategorisë së kërcimit së gjati për meshkuj, në Kampionatin Europian të Atletikës që po zhvillohet në Berlin të Gjermanisë.

Kualifikimi në finale erdhi pas kërcimit prej 7 metrash dhe 71 centimetrash që kreu atleti Shkodran.

Kampioni i Europës në fuqi për këtë disiplinë, Smajlaj, u rendit i shtati në baterinë A të provave kualifikuese, ndërsa gara finale do të zhvillohet ditën e mërkurë, duke filluar nga ora 19:40.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *