Laçi barazon me Hapoel, Teuta dhe Kukësi humbje të thella

Shorti i Europa Ligës i rezervoi Teutës kundërshtarin më të lehtë mes ekipeve shqiptare por pavarësisht fatit fillestar, skuadra durrsake dështoi në transfertën kontinentale. Djemtë e Detit humbën 3-0 në fushën e Ventspils në Letoni, duke kompromentuar kualifikimin në raundin tjetër.

Sergiçiuk prishi ekuilibrat në favor të vendasve me një gol të hershëm që ndëshkoi Teutën por më e keqja erdhi në fraksionin e dytë. Ulimbasevs dhe Aijegun në fundin e sfidës, rënduan bilancin e durrsakëve që tani do të kenë nevojë për një përmbysje të madhe.

Laçi ishte pranë surprizës më të bukur mes shqiptarëve në Europa Ligë, pasi kryesoi për 75 minuta ndaj një skuadre të fortë si Hapoel Beer Sheva. Kurbinasit morën fillimisht epërsinë 1-0 ndaj izraelitëve me golin e Nuabueze.

Sulmuesi tundi rrjetën me kokë që në minutën e 3 në një zbritje të bukur. Por Levin arriti të barazonte pak minuta pasi hyri në fushë, duke i mohuar shqiptarëve fitoren. Kthimi pas një jave në stadium e Ber Shevës me startin nga barazimi me gola, përfaqëson një mision të vështirë për ekipin e Starovës.

I fundit në skenën kontinetale zbriti Kukësi që dështoi përballë Debrecenit duke u mundur thellë 3-0. Verilindorët rezistuan vetëm një pjesë loje ndërsa pas pushimit hungarezët shënuan 3 herë. Në limitin e off side, zëvendësuesi Garba shënoi një gol me shumë fat pranë vijës fatale duke i dhënë epërsinë Debrecenit.

Varga dyfishoi rezultain me një zbritje të shpejtë në sulm ndërsa ishte i njëjti futbollist që provoi në distancë dhe mori më të mirën nga e djathta e tij. 3-0 për hungarezët dhe Kukësi kapitullon në premierën Europiane, me shansin e revanshit pas një jave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *