Luiza Gega kualifikohet në finalen e garës për 3 mijë metra

Atletja Luiza Gega është kualifikuar për në finalen e garës së 3 mijë metrave me pengesa në Europianin e Atletikës që po zhvillohet në Gjermani.

Luiza Gega ka shënuar kohën prej 9 minutash dhe 33 sekondash, duke u renditur e dyta pas zviceranes Schlumpf.

Në finalen e garës së 3.000 metrave me pengesa u kualifikuan 5 vendet e para të çdo baterie kualifikuese, që në total ishin dy të tilla, ku atletja Gega arrtit të pozicionohet brenda këtyre vendeve të para.

Leave a Reply