Manchester United, pranë marrëveshjes për transferimin e Gundogan

Manchester United është pranë arritjes së një marrëveshjeje me Borussia Dortmund për transferimin e mesfushorit Ilkay Gundogan për një shumë prej rreth 21.5 milionë paund, – shkruajnë mediat angleze.

Kontrata e 24-vjeçarit me Dortmundin përfundon në vitin 2016 dhe gjermanëve, nëse nuk kanë ndërmend të rinovojnë, çka duket e tejet e vështirë, u duhet ta shesin në merkaton e verës, pasi në fund të sezonit të ardhshëm ai do të jetë një lojtar i lirë.

Për mesfushorin janë interesuar edhe Manchester City dhe Arsenal, por tashmë ai duket më afër se kurrë me United.

Gundogan e filloi karrierën e tij me Bochum, më pas kaloi te Nurembergu, ndërsa në maj të 2011-s nënshkroi me Dortmundin, me të cilin arriti deri në finale të Champions League në sezonin 2012-2013. Ai shënoi edhe një gol nga pika e penalltisë në finalen që u fitua 2-1 nga Bajerni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *