Milani nuk shkon më shumë se barazimi pa gola ndaj Chievos

Milani shpërdoroi një mundësi të mirë për t’iu afruar zonës së “Europa League” në Serie A, pasi nuk mundi të shkonte më shumë se një barazim pa gola në “Bentegodi” me Chievon.

Një fitore ndaj veronezëve mund t’i kishte ngjitur të besuarit e Filippo Inzaghit në vetëm 3 pikë larg Fiorentinës së vendit të pestë, por nga ana tjetër edhe Chievo që rrezikon rënien nga kategoria bëri çmos për të siguruar qoftë edhe një pikë.

Keisuke Honda ishte shumë pranë shënimit të golit për kuqezinjtë, pas një përpjekjeje nga distanca sapo kishte filluar pjesa e dytë, ndërsa Chievo iu afruar më shpesh golit, por Diego Lopez ishte gjithnjë i gatshëm të shmangte prekjen e rrjetës. / Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *