Në një nivel me Messin dhe Ronaldon? Salah jep këtë përgjigje

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah beson se ai nuk mund të krahasohet ende me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.

Ylli i Liverpool ka shijuar një sezon të shkëlqyeshëm debutimi me Reds, duke e dërguar klubin në një finale të Ligës së Kampionëve.

Mohamed Salah gjithashtu ka shënuar 43 gola në të gjitha garat këtë edicion me Liverpool.

“Nuk dua të them se jam i lumtur me këto lloj krahasime” tha Salah për kanalin televiziv egjiptian ONE.

“Secili prej tyre ka qenë në nivelin më të lartë për 10 apo 11 vjet, niveli i tyre i performancës është i qëndrueshëm”

“Unë kam nevojë për të ruajtur formën time edhe për shumë sezone, shpresoj se mund ta bëj këtë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *