Përcaktohen gjyqtarët e miqësores Shqipëri-Norvegji

Vetëm pak ditë na mbeten nga takimi miqësor i Shqipërisë me Norvegjinë, që do të luhet më 26 mars në stadiumin “Elbasan Arena”.

Për këtë miqësore, arbitri që do të vendosë drejtësi është menduar të jetë një maltez

Nuk është hera e parë që Federata Shqiptare e Futbollit bashkëpunon me atë të Maltës përsa i përket arbitrave.

Fyodor Zammit do të gjykojë ditën e hënë ndeshjen, teksa do të ketë edhe asistentët maltezë Luke Portelli dhe Mitchell Scerri, teksa Enea Jorgji do të gjykojë në Maltë ndeshjen miqësore mes Maltës dhe Luksemburgut.

Leave a Reply