Portugalia tallet me Coentraon: Direkt për Hollivud

Ish-futbollisti i Real Madrid, Fabio Coentrao, është bërë objekt talljeje në Portugali për shkak të sjelljes së tij në fushën e lojës në ndeshjen Benfica-Sporting.

Mbrojtësi i Sportingut, pasi pa që pranë tij po hidheshin objekte nga tifozët kundërshtarë, vendosi të aktronte.

Coentrao, edhe pse nuk u prek nga objektet, nisi të mbante kokën me dorë e më pas të çalonte.

Komentet negative në rrjetet sociale për simulimin e tij ishin të panumërta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *