Seria A, Inter ruan kryesimin; Roma triumfon në derbi

Interi vazhdon të koleksionojë fitore 1-0 dhe të ruajë kryesimin në Serinë A. Zikaltërit e drejtuar nga Roberto Mancini arritën të fitonin në transfertën e Torinos, falë një goli të mesfushorit Kondogbia në pjesën e parë.

Me këto tre pikë, Interi ruan kryesimin e kampionatit italian, duke lënë pas Romën që nga ana e saj arriti një fitore shumë të rëndësishme në derbin ndaj Lazios me rezultatin 2-0. Golat për skuadrën e Rudi Garcias u realizuan nga Dzeko me 11-metërsh dhe Gervinho. Verdhekuqtë renditen në vendin e dytë të klasifikimit, me një pikë më pak se Interi.

Ndërkohë, Juventusi arriti të fitojë në fushën e Empolit me rezultatin 1-3, duke u ngjitur në vendin e shtatë, me 18 pikë. Golat për kampionët në fuqi të Italisë u shënuan nga Mandzukic, Evra dhe Dybala.

Në ndeshjet e tjera u shënuan këto rezultate: Frosinone- Genoa 2-2, Palermo-Chievo 1-0 dhe Sassuolo-Carpi 1-0.

Leave a Reply