Shpërthen Valverde për golin që nuk iu pranua Messit

Do të diskutohet shumë për golin që nuk iu pranua Lionel Messit kundër Valencias, ku Barcelona mori vetëm një pikë. Valverde ‘mbron’ gjyqtarin “të gjithë bëjmë gabime” dhe e kërkon teknologjinë edhe në Spanjë.

VAR tashmë ka filluar të aplikohet në Serie A dhe Bundesliga, por jo në La Liga dhe është konfirmuar se një gjë e tillë do të aplikohet nga sezoni 2018/19.

Por, nëse VAR do të ishte pjesë e futbollit spanjoll, Barcelona sot do të ishte larguar me tri pikë nga “Mestalla”, pasi në minutën e 30’të Lionel Messit nuk iu pranua një gol i rregullt, ku në fund barazoi 1:1 me Valencian.

Kjo e ka shqetësuar edhe trajnerin, Ernesto Valverde, që e kërkon sa më parë teknologjinë edhe në futbollin spanjoll.

“Goli i Messit? Ishte gol, kjo u pa qartë, më pas shpëtuam pasi ata kishin një rast të mirë kur nuk u pranua goli”, tha Valverdo.

“Të gjithë bëjmë gabime, kemi nevojë sa më parë për teknologjinë”, shtoi ai.

Nga ky barazim ka përfituar Real Madridi, që ka ngushtuar në tetë pikë diferencën me Barcelonën.

Leave a Reply