Shqipëria mund Moldavinë

Reja arrin fitoren e parë, shpresohet ende kualifikimi në Euro 2020

Fitorja e parë nën drejtimin e Edy Reja. Shqipëria mundi me rezultatin 2 – 0 Moldavinë të martën në Elbasan, duke mbajtur gjallë shpresat për një vend në finalet e Euro 2020.

Reja e nisi me thuajse gjysmën e ekipit të ndryshuar në krahasim me ndeshjen e para disa ditëve me Islandën në Rekjavik. Në sy binte përfshirja në sulm e dyshes Sadiku – Uzuni. Shqipëria krijoi më shumë volum loje dhe krijoi më shumë raste, madje në mesin e pjesës së parë iu afrua golit. Goditja e Sadikut u ndal portieri kundërshtar.

Në pjesën e dytë kuqezinjtë u shfaqën më kërkues, ndërsa përfshira në lojë e Roshit e Cikalleshit solli ndryshim. Prej tyre erdhi goli që zhbllokoi rezultatin. Roshi kaloi disa lojtarë kundërshtarë në zonë, duke ia bërë më të lehtë Cikalleshit të shënonte.

Kuqezinjtë nuk u kënaqën me kaq dhe në kohën shtesë ishte Ramadani, i cili realizoi sërish për Shqipërinë. Një fitore me vlera pas Franca mundi 4 – 0 Andorrën dhe Islanda ia doli të triumfojë 2 – 1 me Turqinë. Shqipëria ruan vendin e katërt në renditje me rivalët, të cilët janë 3 pikë larg. Ndeshja e radhës do të jetë më 7 Shtator në fushën e Francës kryesuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *