Skënderbeu shpallet kampion

Tashmë është zyrtare, Skënderbeu kampion i Kategorisë Superiore. Skuadra e trajnerit Ilir Daja ka siguruar matematikisht fitimin e titullit të 8-të në historinë.

Humbja e kampionëve në fuqi të Kukësit ndaj Teutës me rezultatin 3-2, ka mbyllur përfundimisht çështjen e titullit kampion, dhe e ka çuar në 11-të, diferencën mes vendit të parë dhe atij të dytë, kur ngelen edhe 3 javë nga mbyllja e kampionatit.

Skuadra korçare ka zhvilluar një sezon fantastik ku nuk e ka diskutuar për asnjë moment fitimin e kampionatit, duke treguar superioritet ndaj rivalëve. Ndryshe nga vitet e tjera, kësaj here nuk ka pasur polemika përsa i përket dominimit të Skënderbeut.   Pas këtij triumfi, Skënderbeu kërkon të fitojë edhe Kupën e Shqipërisë, ku do të ndeshjet në finale me Laçin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *