Tjetër fitore për Florian Markun

Florian Marku arriti një tjetër fitore në ringun profesionist. Boksieri shqiptar mundi anglezin Nathan Bendon në duelin e zhvilluar në Manchester.

Marku dominoi sfidën, duke siguruar fitoren me pikë pas 6 raundeve. Ky është suksesi i gjashtë i arritur në boks për Florian Markun, i cili e nisi vetëm para 1 viti, ku katër prej tyre i ka me nock out.

Më parë, shqiptari 27-vjeçar ka praktikuar kick box ku ka shënuar suksese të shumta.

Leave a Reply