Wilder bombardon Stiverne me nokaut teknik që në raundin e parë, tani sytë nga Joshua për t’i treguar botës se ai është më i miri (Foto/Video)

E gjithë vëmendja e kësaj jave për adhuruesit e boksit ishte në Brooklyn të New Yorkit, kjo pasi qyteti amerikan ishte nikoqir i duelit mes Deontay Wilder dhe Bermane Stiverne.

Wilder është kampion aktual në WBC për pesha të rënda dhe arriti ta mbrojë titullin për herë të gjashtë që kur e fitoi në janar të 2015 po ndaj Stiverne.

Deontay Wilder pasi rrëzoi për herë të fundit Bermane Stiverne në raundin e parë. Foto: Getty Images

32-vjeçari ashtu edhe siç pritej e fitoi meçin kundër Stiverne, por për dallim nga hera e parë (janar 2015) e bëri me nokaut, ashtu siç edhe premtoi.

 Deontay Wilder gjatë futjes në ring, nuk e quajnë kotë “Bombarduesi i Artë”. Foto: Getty Images

Bombarduesi i Bronztë” tani ka 39 fitore në karrierë (38 me nokaut), nga 39 meçe, të vetmin qe e ka me pikë, është ai ndaj Stiverne tre vite më parë. Kjo është edhe arsyeja e re-meçit, amerikani dëshironte t’i tregonte botës se herën e parë kundërshtari shpëtoi befasisht nga nokauti, transmeton Telegrafi.

Momenti kur gjyqtari e largoi Deontay Wilder, kjo pasi arri ta rrëzojë për herë të tretë Bermane Stiverne në raundin e parë. Foto: Getty Images

Ecuria e meçit Wilder (201 centimetra i gjatë dhe 99,7 kilogram i rëndë) vs Stiverne (188 centimetra i gjatë, 115 kilogram i rëndë):

Pasi Deontay Wilder e rrëzoi tre herë Bermane Stiverne nuk arrinte të ecte në këmbët e veta. Foto: Getty Images

Raundi 1: Wilder e filloi meçin me disa gjuajte të lehta me të majtën, pot pasi kaloi një minutë i plotë filloi të gjuajë fuqishëm dhe me të djathtën. Ferri për Stiverne erdhi në minutën e fundit ku pësoi tri nokdaune radhazi dhe mbeti i shtrirë, duke mos mundur ta vazhdojë përballjen.

Video  nga meçi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *