Wilder i gatshëm të ndeshet në verë me Joshuan

Deontay Wilder ka pranuar sfidën e Anthony Joshuas dhe është i gatshëm për një përballje në verë në Mbretëri të Bashkuar për të vendosur se cili është kampion i padiskutueshëm në peshën e rëndë në boksin profesionist.

Joshua ka shtuar edhe titullin WBO në koleksionin e tij, kur të shtunën triumfoi me vendim unanim pas 12 raundeve ndaj zelandezit Joseph Parker në Cardiff. Britaniku Joshua ka në pronë edhe titujt IBF dhe WBA si dhe atë IBO, shkruan Koha Ditore.

Pas fitores ndaj Parkerit, Joshua ftoi amerikanin Deontay Wilder, që ka në pronë titullin WBC, për një duel dhe Wilder dhe menaxheri i tij gati menjëherë kanë pranuar sfidën.

“Ne jemi shumë të lumtur që Anthony Joshua ka thënë për herë të parë ‘Unë dua Deontay Wilderin kundërshtar të radhës’ dhe besojmë se ai është njeri i fjalës. Deontay pranon sfidën”, ka thënë Shelly Finkell, njëri nga menaxherët e Wilderit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *