Zidane e konfirmon mungesën e madhe ndaj Betisit

Zinedine Zidane ka konfirmuar se Sergio Ramos nuk është i gatshëm për Betisin

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, në konferencën për media ka bërë se mbrojtësi Sergio Ramos nuk do të ftohet për ndeshjen e së dielën që Los Blancos e zhvillojnë me Betisin duke filluar nga ora 20:30.

Ramos po vuan që një kohë të gjatë nga një dëmtim në shpatull. Edhe përkundër se ai ka kohë që është rikthyer në stërvitje, trajneri francez nuk dëshiron të rrezikojë me kapitenin e skuadrës.

“Sergio Ramos është stërvitur mirë, por nuk do ta rrezikojmë ndaj Betisit. Ai do të pushojë në këtë ndeshje e më pas do të shohim”, ka thënë Zidane.

‘Ramos është kapiteni jonë, andaj nuk kemi nevojë të ngutemi me të, sidomos kur e dimë se kemi të gatshëm Varanen dhe Pepen”, shtoi më tej trajneri francez në konferencën për media para ndeshjes me Betisin.

Leave a Reply