Strategjia e BE për zgjerimin/ Rama: Negociatat më afër se kurrë!

“Shqipëria dhe Mali i Zi kanë qenë zbatuese 100% sa i përket politikave të jashtme.” -ka thënë Shefja e Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, në prezantimin e strategjisë së BE për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor.

 

Federika Mogerini tha se vendet e rajonit kanë bërë progres të madh dhe këto hapa duhet të vazhdojnë. Mesazhi është i qartë tha Mogherini, ta sjellim Ballkanin në BE.

 

Nga ana tjetër, Komisioneri për Zgjerim, Johhanes Hahn, shprehu një vlerësim të veçantë për Kosovën, duke thënë se ka dhënë rezultate pozitive në rrugën drejt BE.

Ndërsa ambasadorja e BE në vendin tonë Romana Vlahutin  deklaroi se Shqipëria ka punuar shumë për reformën në drejtësi, por duhet të vijojë të bëjë akoma më shumë.

“Sa më shumë reforma të zbatoni, aq më shpejt do të arrini. Reforma në Drejtësi është një punë e bërë përpara. Kështu ju mund të arrini vendet që tashmë i kanë hapur negociatat. Qeveria dhe opozita të punojnë deri në pranverë me konstruktivitet. Reforma në drejtësi ka nisur të zbatohet, kemi parë disa largime nga gjyqësore.”

Komentet pozitive që ka marrë Shqipëria sot nga Përfaqësuesit e Lartë të BE janë shpresdhënëse për Shqiptarët, por jo vetëm. Kryeministrin Rama, i cili përmes një statusi në llogarinë e tij në facebook ka shprehur shkurt e qartë se negociatat janë më afër se kurrë, duke mos harruar t’i heqi ‘kritikë’ vetes duke thënë  se:- Pastaj gjithçka do varet nga fuqia e vrapimit tonë.”

Statusi i Ramës:

“Mirëpresim çka thuhet për Shqipërinë në strategjinë e BE. Negociatat më afër se kurrë. Pastaj gjithçka do varet nga fuqia e vrapimit tonë.”

Leave a Reply