Stresi sfidon Ramën: Dorëzo kukullën Veliu sot ose do të djegim shtëpinë në Surrel

Stresi vazhdon të sfidojë policinë e shtetit. Këngëtari nga arratia I ka bërë thirrje qytetareve që të ngrihen të gjithë në proteste ditën e sotme.

Ai kërkon dorëheqjen e drejtorit të policisë Ardi Veliu, duke paralajmëruar se nëse kjo nuk do të ndodhe, ai dhe të tjerët do të shkojnë deri në Surrel për të djegur shtëpinë e Ramës.

Shkodra zemra jeme jeni ma të mirët. I bëj thirrje kukësit, shkodër, Tropoja jeme cohuni sot o kurrë.Ne jemi nis se si do vijmë sot në Tiranë gjallë a vdek nuk e di por na pritni në protestë sot do jem aty 100% me djemtë prej Kosove e Maqedonie.Rezistoni sa të vijmë dhe ne amaneti i Zotit mos u dorëzoni. Shkodra, Tropoja, Vlora, Saranda, çohuni tanë se do vijmë sot, i bëj thirrje tanve nëse nuk e dorëzon, Rama dorëzo Ardi Veliun, nëse nuk e dorëzon kukullën tane ka me tu djeg edhe shpia jote në Surrel. Mafiozin më të madh, unë kaq po të therm Rama dorëzo Ardi Veliun se do vijmë në Surrel pasha këtë Zot”.

Stresi ndodhet në kërkim pasi akuzohet si organizator në protesten e dhunshme të 8 dhjetorit në Tiranë ku ishte në vijën e parë të përplasjes me forcat e rendit.

Leave a Reply