Studimi/ Akademia e Shkencave: Mbi 50% e qytetarëve të Tiranës, imunë ndaj COVID

Akademia e Shkencave ka publikuar këtë të mërkurë rezultatet e fazës së dytë të studimit për përhapjen e koronavirusit në vendin tonë.

Dy drejtuesit e studimit, mjekët Genc Sulçebe dhe Alban Ylli kanë bërë me dije se të paktën 50% e popullatës së Tiranës e kanë kaluar COVID-19 dhe kanë fituar antitrupa.

Sipas mjekut Sulçebes, të gjithë ata që janë kanë fituar me antitrupa do të kenë imunitet deri në 2 vite.

“Kemi 10 muaj që kemi nisur. Ata individë që janë imunizuar, kanë imunitete të fuqishëm që zgjat të paktën 2 vjet por mund edhe me tepër. Sa i përket bërjes së vaksinës, nuk i përjashtojmë ata që e kanë kaluar infeksionin, rekomandohet mos ta bëjnë ata që kanë infeksion akut. Unë do të shtoja, ata që e kanë kaluar infeksionin të lihen për t’u vaksinuar në fund fare. Të vaksinohen të tjerët që janë më të brishtë.”

Akademia e Shkencave ka ndjekur në vazhdimësi nivelin e imunitetit të fituar në popullatë ndaj COVID përmes testimeve serologjike të realizuara nga specialistёt imunologë.

Leave a Reply