Studimi/ Pse disa njerëz me Covid s’kanë simptoma dhe të tjerët e kalojnë rëndë

Covid-19 vazhdon të jetë një virus me shumë të panjohura. Por ndërkohë që jemi duke mbushur plot 1 vit nga koha kur në Kinë u shfaqen të infektuarit e parë ( të paktën këto janë të dhënat publike), disa pyetje ende I mundojnë shkencetaret me shumë se cdo gjë tjetër.

Përse disa persona të infektuar e kalojnë Covid pa simptoma dhe përse të tjerët e kalojnë rëndë dhe humbin edhe jetën?

Ka qenë e justifikueshme sëmundja e rëndë pas infektimit me Covid, për ata njerëz që vuajnë nga sëmundje të tjera kronike, por ka mbetur një mister tek njerëzit që janë të shëndetshëm.

Disa prej tyre e kalojnë rëndë, ku dhe rastet ku kanë ndërruar jetë janë të konsiderueshme, ndërsa disa të tjerë e kalojnë lehtë ose janë asimptomatik.

Sipas një studimi të publikuar në revistën “Nature” , ka shumë mundësi që gjenet të jenë factor kryesor për ti dhënë përgjigje kësaj pyetje.

2200 pacientë të vendosur në trajtim intensive janë përfshirë në studim. Atyre u janë identifikuar disa gjene të cilët i bëjnë më të ndjeshëm ndaj virusit Covid-19 .

Këto gjene kanë ndikim me zhvillimin e një sistemi të ulët imunitar.

Bëhet fjalë për dy gjene: DPP9 që luan rol me rëndësi në rastet e inflamacionit, dhe një gjen të quajtur OAS që ndihmon për të ndaluar virusin të bëjë kopje të vetvetes në organizëm. Variacionet në një gjen të quajtur IFNAR2 u identifikuan gjithashtu tek pacientët e kujdesit intensiv.

IFNAR2 lidhet me një molekulë të fuqishme anti-virale të quajtur interferon, e cila ndihmon në aktivizimin e sistemit imunitar sapo të zbulohet një infeksion. Mendohet se prodhimi i shumë pak interferonit mund t’i japë virusit një avantazh të hershëm, duke e lejuar atë të replikohet shpejt, duke çuar në sëmundje më të rëndë.

Leave a Reply