Stuhi dëbore në SHBA, New York shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Një stuhi e madhe dëbore po i drejtohet qyteteve në bregun lindor të SHBA, duke përfshirë Nju Jorkun dhe Boston.

Sipas BBC, trashësia e dëborës mund të arrijë deri në 60 cm si dhe do të shoqërohet me erëra deri në 80 km/h. Shërbimi Kombëtar i Motit ka bërë të ditur se stuhia do të intensifikohet gjatë orëve në vijim. Qyteti i Nju Jorkut ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Udhëtimet jo thelbësore janë të kufizuara nga ora 06:00 pasi stuhia mund të bëhet edhe më e rrezikshme. Shkollat ​​do të mbyllen dhe vaksinimet për koronavirusin do të shtyhen për një javë.

Rreth 3/4 e fluturimeve në aeroportin John F. Kennedy janë anuluar. Guvernatori i Nju Xhersi, Phil Murphy, gjithashtu ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe i ka bërë thirrje autoriteteve që të mbyllin autostradat dhe të dërgojnë ndihma për njerëzit pasi do të duhet të qëndrojnë në shtëpi.

Gjithashtu edhe transportin publik në të gjithë shtetin është pezulluar. Kujtojmë se një javë më partë stuhia e dëborës goditi bregun perëndimor, me Kaliforninë që pa dëborën më të madhe ndonjëherë ndër dekada.

Leave a Reply