Stuhia “Gloria” në Spanjë/ Mallorca goditet nga dallgë të mëdha

Stuhia “Gloria” ka mbërthyer Spanjën ditët e fundit, ndërsa Mallorca është goditur nga dallgë të mëdha. Shumë ndërtesa u mbushën me ujë, duke shkaktuar dëme të shumta materiale në qytet.

Ndërsa Costa Brava të Tossa de Mar u zgjua këtë të mërkurë me shkumën e detit që kishte “pushtuar” një pjesë të qytetit të vjetër. Mediat ndërkombëtare kanë filmuar një grua teksa përpiqej të futej në shtëpinë e saj të mbuluar nga shkuma e detit.

Stuhia “Gloria” pritet të sjellë reshje të dendura në Katalonia, duke rrezikuar kështu që lumenjtë të dalin nga shtrati. Ministri i Brendshëm e ka përshkruar stuhinë si të jashtëzakonshme, ndërsa deri tani 4 persona kanë ndërruar jetë.

Sakaq, ekipet e kërkim-shpëtimit janë në kërkim të dy personave të zhdukur në qytetin Costa Brava.

Leave a Reply