Stuhia përfshin Spanjën, anulohen fluturimet

Një stuhi rëre dhe erëra të forrta ndikuan ndjeshëm trafikun ajror dhe festimet e karnavaleve në ishujt Kanarie.“Për shkak të përkeqësimit të situatës, u mbyllën të gjitha aeroportet në ishujt turistik të Spanjës”, njoftoi autoriteti administrativ, Aena.Në Gran Canaria, fluturimet nuk pritet të rinisin para orës 20:00.Autoritetet deklaruan se do të përpiqen të devijojnë fluturimet në aeroportet e tjera.

Leave a Reply