Stuhitë e dëbora godasin Italinë e Greqinë, mbyllen shkolla, probleme në rrugë

7 / 100 SEO Score

Italia dhe Greqia vijojnë të përballen me kushtet e motit të keq. Një stuhi e fortë detyroi mbylljen e shkollave në Romë e Napoli. E emertuar “ Santa Lucia”, sipas emrit të shenjtores që kujtohet në 13 dhjetor, stuhia pritet të shkaktojë probleme përgjatë orëve në vazhdim. Pas erërave të forta dhe reshjeve të dendura të shiut që kanë perfshire rajonet jug-perëndimore, qytetarët janë këshilluar të tregojnë kujdes.

Qarkullimi në kryeqytet eshte veshtiresuar pasi rruget jane mbuluar nga uji. Kryetarja e bashkisë Virginia Raggi ka bërë thirrje të shmanget sa më shumë që të jetë e mundur udhëtimi. Në Milanon që u zgjua këtë mëngjes e zbardhur nga bora, autoritetet i kanë kërkuar banorëve t`i lënë makinat në shtëpi e të hedhin kripë në rrugën përpara banesave të tyre.

Edhe në disa qytete të tjera ka pasur reshje dëbore por më të lehta. Flokë dëbore u raportuan deri në Toskanë ne rajonet goditura në fillim të javës nga një tërmet.

Departamenti Italian i mbrojtjes civile paralajmëroi për erëra të forta në zonat jugore dhe qendrore te Italise.

E njëjta situatë paraqitet edhe në Greqi ku shira të rrëmbyer kane perfshire pjesën më të madhe të vendit.Në Athinë gjendja sipas parashikimeve pritet të përkeqësohet ne oret ne vijim.

Leave a Reply