Sulejman Rexhepi devalvuesi i pashoq i manifestimeve islame

Popullata myslimane e rajonit, në sferën fetare përgjatë këtyre tri dekadave, u përball me tri dukuri më të fëlliqta që kur ka depërtuar islami në këto anë! Për më tepër të fëlliqta, sepse që të tri dukuritë zhvilloheshin në emër të islamit dhe për islam. Bëhet fjalë për kryeterroristin Fetulla Gjylen, për matrapazin e tmerrshëm Harun Jahja dhe për shitësin e paparë të vakëfit Sulejman Rexhepi

Shkruan Fatime Baftijari

Edhe kësaj radhe, tradicionalisht, në Gostivar u organizua manifestimi kushtuar Ditëlindjes së Pejgamberit tonë të dashur, Muhamedit s.a.v.s. Salla e mbushur përplot, si gjithnjë, edhe një herë dëshmoi se gostivarasit janë myslimanë të devotshëm, të cilët, në maksimum e shprehin respektin e vet për manifestimin që e përkujton Ditën kur u lind Vula e pejgamberisë.
Sapo ia dhanë fjalën Sulejman Rexhepit, uzurpatorit klasik të BFI-së, manifestimi mori tatëpjetën deri në kotësi! Kot që u organizua, sepse, Mulla Sula nuk tha asgjë në funksion të këtij eventi dedikues, asgjë madhështore për Pejgamberin tonë, nuk e përkujtoi me asnjë fjalë, nuk e madhëroi dhe të gjithë të pranishmit i la gojëhapur.
Sulejman Rexhepi e keqpërdori praninë e qytetarëve në numër të madh në atë event, duke menduar se të gjithë kishin ardhur për ta parë fytyrën e Sulejman Rexhepit dhe për t’i dëgjuar kopallat e tij. Ky është ofendimi publik që ua bën gostivarasëve Sulejman Rexhepi. I frikësuar se do ta sulmojnë se pse e dogji vakëfin e Gostivarit, pse përmes vakëfit të Gostivariit ai e ndërtoi shtëpinë e vet pallat, sakaq u hodh në sulm! Ditëlindja e Pejgamberit a.s. u keqpërdor për ta dëshmuar veten se çfarë “takvaxhie” është!
Sulejman Rexhepi mezi pret tubime të qytetarëve, në të cilat ai bën përpjekje për t’i manipuluar dhe për t’i bindur se ai është “më i miri në botë” dhe se fushata kundër tij qenka prej “mercenarëve” dhe prej “qafirëve” që nuk po ia duakan të mirën islamit dhe BFI-së! Edhe në këtë event, theksin e “fjalimit” të vet e vuri mbi këtë fushatë të ndershme dhe të domosdoshme që po zhvillohet në nxjerrjen në shesh të fytyrës së vërtetë të Mulla Sulës. Po pse i sulmon këta “mercenarë” e “qafira” kur dihet se ai vetëveten e zhveshi pikërisht me MEMOARET e veta. Pse shejtani mundohet të bëhet melaqe!
Tha se këta “qafira” e “mercenarë” po i shërbyekan shërbimeve të ndryshme që qenkan një rrjet global, rajonal, botëror (hahahah) kundër islamit në botë! Islami i botës qenka Sulejman Rexhepi! Tybejstigfar!
Asnjë nga këta “qafira” e “mercenarë” në të cilët aludon Sulejman Rexhepi, kurrë nuk kanë pasur fatin të jenë kodoshë të komunizmit si Sulejman Rexhepi, kodoshë të atij sistemi ateist i cili e luftoi pa dhembje islamin. Sulejman Rexhepi është një mecenar i padiskutueshëm i komunizmit në BFI!
Asnjë nga këta “qafira” e “mercenarë”, nuk i kanë shërbyer Sasho Mijallkovit siç i ka shërbyer Sulejman Rexhepi! Asnjë nga këta “mercenarë” e “qafira” nuk e ka bekuar antishqiptarin dhe antiislamistin më të madh të këtij nënqielli, Nikolla Gruevskin! Asnjë nga këta “mercenarë” e “qafira” nuk u kurorëzuan me nofka policore siç i pati Sulejman Rexhepi: “Zharko”, “Zhika”, “Sheriat”! Është person i radhë në botën e spiunazhit që mbanë tri nofka, kjo për faktin se ka qenë aq ekspeditiv në punën e vet antiislame dhe antishqiptare!
Pa dyshim, Sulejman Rexhepi është thellësisht i kompleksuar nga kontributi i padiskutueshëm kombëtar shqiptar e fetar islam i këtyre “qafirave” dhe “mercenarëve” të cilën ai e ëndërron natë e dit. Këta “qafira” e “mercenarë”, pa dyshim, as te thoi nuk mund t’i afrohen kontributit gjigant antikombëtar e antifetar të Sulejman Rexhepit!
Vërtet, pse Sulejman Rexhepi nuk zhvillon ligjeratë fetare, ashtu siç do t’i kishte hije, nëpër këto evente para mijëra qytetarëve që prezantojnë me qëllim për t’i dhënë madhështi eventit? Pse? Sepse, në esencë, Sulejman Rexhepi është shumë i vetëdishëm se, është në kundërshti të plotë me cilindo parim fetar! Si të thërrasë në mësime islame kur ai i përligj këto mësime edhe në frymëmarrje, edhe kur pi ujë, edhe kur ha bukë! Si t’i theksojë normat islame kur Sulejman Rexhepi i thyen në çdo hap, në çdo moment e në çdo vend! Mos vidh, mos shaj, mos rrej, mos ua ha hakun të tjerëve, mos shpif, mos urrej, mos shkatërro, lutu, falu, mos u bëj matrapaz dhe as xhambaz, – këto janë urdhëra islame, mbi këto urdhëra ngriten shtyllat e islamit! Cilët nga këto dukuri aniislame nuk është karakterstikë e Sulejman Rexhepit? Karakteri i Sulejman Rexhepit ndërtohet nga përzieja djallëzore e të gjitha këtyre dukrive të cilat i lufton islami e që sajojnë masën në formë të Sulejman Rexhepit. Dhe, një i tillë, pa dyshim që tmerrohet nga parimet islame, tmerrohet nga nevojat për reforma të tella dhe gjithëpërfshirëse në instiitucionet islame, tmerrohet nga iniciativat për të mirën e islamit dhe të myslimanëve të vendit. Sepse, Sulejman Rexhepi e ka shumë të qartë se, pikërisht në të tilla nisma të shëndosha islame, përfundon “koh” e Sulejman Rexhepit, përfundojnë manipulimet dhe matrapazllëqete tij! Kjo është e evidentuar dhe e nënvizuar edhe nëpër raporte të ndryshme ndërkombëtare! Këtë të vërtetë e di mbarë bota me përjashtim të Sulejman Rexhepit! Ky është problemi dhe jo “mercenarët” apo “qafirët”, të cilët parreshtur, në çdo hap po e zhveshin Sulejman Rexhepin si qafir e mercenar i pashoq në këtë nënqiell e më gjërë. Asnjë nga ata “mercnarë” e “qafira” të Sulejman Rexhepit nuk ndalet së angazhuari për ta shpëtuar islamin dhe BFI-në nga kthetrat e pista të Sulejman Rexhepit. Ky farë bereqeti mendon se, vetë ai është islami! E prekët Sulejman Rexhepin, e keni prekur fenë islame! Pse a feja islame na mëson që të bëheni të gjithë si Sulejman Rexhepi, hajna, gojëfëlliqur, të pabesë, praktikus falls i fesë, shkatërrues i vakëfit, shitës i vakëfit, keqpërdorues i kafshatës së gojës së myslimanëve, vjedhës i fitrit, zeqatit, haxhit, kurbanëve! Këtë “islam” nuk e do asnjë mysliman në botë, pra, rrjedhimisht, nuk e duan as myslimanët e Gostivarit. Prandaj, sapo e mori fjalën në këtë manifestim ky farë “bereqeti”, salla filloi të zbrazet… Sulejman Rexhepi duhet ta kuptojë se, prania e tij nëpër evente edhe më modeste islame, është njollë e rëndë dhe hije e shëmtuar që i kaplon manifestimet.

Sulejman Rexhepi i shtron iftar Ivan Babanovskit, kryeinspektorit të UDB-së famëkeqe i cili shumë nënave dhe motrave shqiptare u dogji shpirtin, duke i përndjekur dhe duke i zvarritur nëpër proceset e montuara të UDB-së, të cilës i shërbeu besnikërisht edhe Sulejman Rexhepi

Leave a Reply