Sulejman Rexhepi doli nga burgu! Tani është në burg shtëpiak

Pas gati gjysëm shekulli, ku si udbash, ku si kodosh e ku si “hoxhë”, Mulla Sulës i kujtohet burgu i Shutkës dhe, sdakaq, bibliotekën e saj e furnizon me, rreth 130 ekzemplarë prej gjithsej 18 titujve! Aq ka tituj BFI-ja e Sulejman Rexhepit. Hiq më shumë? Sa turp

Shkruan: Fauna Ibrahimi

Nuk ka veprim “human” që mund ta shlyej nga truri i njeriut normal të vërtetën për vizitën e Sulejman Rexhepit, uzurpatorit të BFI-së, që ia bëri Burgut të Shutkës! U tha se, Sulejman Rexhepi u ftua në burg për t‘u ambientuar sado pak me “dhomën” në të cilën do ta kalojë një pjesë të pleqërisë së shtyer. Kupa është mbushur dhe, aq e ka! Mulla Sula, qoftë edhe vetëm një orë, patjetër duhet të futet në burg. U fut dhe, për ta mjegulluar këtë fakt, nis dhe përhap dezinformata se, vizitoi burgun për të lidhur një bashkëpunim në mes të BFI-së dhe burgut të Shutkës!
Ky burg, funksionon dekada e dekada! Për këtë burg kurrë nuk u interesua asnjë bibliotekë, asnjë institucion kulturor, asnjë institucion fetar, sepse, para së gjithash, është burg hetues, asnjë i burgosur aty nuk ka kohë që të akomodohet dhe të nisë leximin e librit, sepse, të burgosurit aty janë në një “aktivitet intensiv” në shërbim të hetuesisë!
Është burgu i Idrizovës, ai i Shtipit, ai i Manastirit, i Prilepit, i Kumanovës, i Tetovës etj. ato burgje që i duhet kujdesi i institucioneve kulturore e fetare dhe, më se paku ai i Shutkës!
Por, le të supozojmë se, edhe kjo vizitë në burgun e Shutkës dhe ky hap i BFI-së është më se i qëlluar! Pse tërë kjo zhurmë? Pse të përdoret ky gjest si për një fushatë politike? A nuk ësht turp dhe ofendim për një Institucion Fetar që bibliotekën e një enti aq të rëndësishëm për besimtarët e vet ta furnizojë me 10-15 tituj, me pak mbi 100 ekzemplar librash! Paramendoni, një krahasim: Shtëpia Botuese “LogosA”, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë donoi mbi 100 mij ekzempkarë librash! Epo ky është donacion, kjo është ndihmë, ky është gjest kulturor, kjo është vepër humane dhe, jo kjo e BFI-së e cila, mbi të gjitha, “gjestin human” e përdorë për ta kamufluar vizitën ambietuese të Sulejman Rexhepit që e pret në burg. Po flitet se, tashmë Sulejman Rexhepi e kaloi burgun dhe, për momentin është në burgun shtëpiak! Kaq i është dashur “organeve të drejtësisë”, sa të shënojnë se, edhe ndaj Sulejman Rexhepit kanë zbatuar drejtësi meritore, por, për shkak të moshës, janë treguar edhe humanë! Pra, kurrë nuk ka bërë vaki që një “lider fetar” apo politik, të futet për “vizitë” në burgun e Shutkës, kjo i shkoi ndoresh vetëm Sulejman Rexhepit!
Hajde, ta marrim si të mirëqenme këtë vizitë dhe se, qëllimi ka qenë super human: donimi i librave! Këtu përfundon ky qëllim? Kaq vlenë ky qëllim, 18 tituj me gjithësej 100 ekzemplarë libra, sa një valixhe e Vizz Air-it? Vetëm më vitin 2012 me urdhër të ministrisë së kulturës, biblioteka univesitare tuboi nga botuesit maqedonasë në Maqedonionë e Veriut mbi 5000 tituj librash me mijëra ekzemparë dhe i dërguan në Burgun e Shtipit! Ka shkruar ndonjëherë dikush për këtë aksion humanitar të kësaj ministrie? Kurrë? Sepse ky është detyrim shtetëror e kombëtar! Askush nuk ka nevojë për këtë fushatë, sepse, të vërtetosh se bibliotekat e burgut janë të thata, për më tepër nuk kanë literaturë bazë islame, kjo është baraz me idiotizëm shtetëror e kombëtar! Po pse BFI-ja e Sulejman Rexhepit nuk i apeloi të gjitha bibliotekave dhe shtëpive botuese shqiptare që t’i dhurojnë tituj librash per t’i donuar nëpër burgjet e vendit ku dergjen pjesëtarët e popullatës sonë? Sepse askush nuk do t’ia dhuronte, sepse që të gjithë do të mendonin se këtu ka ndodnjë hile të Sulejman Rexhepit i cili mund t’i shesë librat dhe t’i fusë paratë në xhepin e vet! Sepse jo njëherë kanë thënë (sidomos Mustafa Dauti) se, nuk janë për të tilla aksione humanitare ku nuk ka para (ku nuk ngelë para për xhepin e tyre)!
Shtrohet pyetja se, pse deri më sot nuk paska pasur burgu i Shutkës literaturë bazë islame? Pse? Sepse, Sulejman Rexhepi është frikësuar që t’ua prishë rehatinë udhëheqësve të këtij burgu, ose, hesap nuk i ka bërë të burgosurit e këtij burgu! Po pse tash shpreh interesim? Sepse, tash iu desht ambientimi në hapësirën e burgut të Shutkës. Kjo është logjika e vizitës dhe “e donimit” të një grush librash të Sulejman Rexhepit që ia bën këtij burgu! Me vetë faktin që nuk ka donuar “librin e vet” “Për fe dhe atdhe”, vërtetohet qëndrimi se, i burgosuri, nuk mund të dëshmojë me kurrfarë gjesti humanizmin e vet, i burgosuri është i bugosur, sepse, është i njëjtë si të gjithë të tjerët! Në një burg, ku do të qëndronte, bie fjala, Ismail Kadare, aty nuk do të gjendej asnjë libër i tij, madje edhe sikur të gjendej më parë do të hiqej çdo ekzemplar, sepse, nuk mundet që në burg të qëndrojë njëkohësisht një person që është edhe kriminel edhe shkrimtar. Nuk ka rezon! Prandaj, qëndrimi në burg i Sulejman Rexhepit kamuflohet me një grusht tituj librash të donuar kinse për bibliotekën e burgut e cila aq keq paska qenë për botimet e BFI-së së Sulejman Rexhepit!

Leave a Reply