Sulejman Rexhepi kur gënjenë i fryhet hunda

(Le të duket ky shkrim si lajtmotiv nga ato mijëra reagime të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që i shprehën sapo e dëgjuan intervistën e porositur në TV KOHA, intervistë e ngritur mbi rrena e shpifje, mbi stategjitë e sigurimsave, të Sulejman Rexhepit, njeriut më kontravers që njihet, veç të tjerash, edhe si i vetmi uzurpator i një Institucioni fetar në rajon e në botë)

Shkruan Eliza Hasa, Dibër

Po e ndjenë fundin dhe, fundin e ka shumë të rëndë, fakt ky që po ia komplekson jetën dhe nuk po e lë të qetë pa e arritur qëllimin: ndonëse tërë jetën spiun, ndonëse gjysmën e jetës hajn e tradhëtarë, të paktën të vdes si njeri që paskësh luftuar “për fe e për atdhe”!

Për cilën fe? Për fenë që e shkel në çdo hap të tij, që e mohon, që ia nëpërkëmbë parimet dhe normat e shejta?

Për cilin atdhe? Ai, pra Sulejman Rexhepi, përderisa ka qenë polic maqedonas i policisë federative jugosllave, nuk ka mundur njëkohësisht edhe të luftojë për atdheun e shqiptarëve! Kurrë! Përderisa ka qenë kodosh i shërbimeve sekrete jugosllave me nofkat “Zharko”, “Zhiko” dhe “Sheriat”, kurrë nuk ka mundur të luftojë për atdheun e shqiptarëve! Fare në fund, i njohur si luftëtar besnik i shërbimeve serbo-maqedonase, si aktivist besnik i këtyre shërbimeve në luftë kundër “nacionalizmit dhe seperatizmit shqiptar”, i cili ia ka prishur rehatinë bashkim-vëllazërimit jugosllav të Sulejman Rexhepit – si ka mundur të jetë edhe luftëtar për atdheun e shqiptarëve?

Po kur thotë se “organet e tij”, myftinjtë, qenkan shumë intelegjent, me kapacitete të larta intelektuale dhe patriotike, se qenkan simbol i unitetit?! Që të gjithë janë unikë dhe të përbashkuar në përkrahje dhe në ruajtjen e hajnit më të madh në Maqedoninë e Veriut, shkatërruesit të vakëfit, Sulejman Rexhepit; që të gjithë janë unikë në të qenurit pelerinë e zezë me të cilën mundohen t’ia mbulojnë shefit të tyre biografinë prej kodoshi, prej njeriu të rrezikshëm si dhe prej përçarësi më të madh, të argumentuar e të dokumentuar disa herë përgjatë këtyre tri dekadave! “Përçarësit” ai, që të gjithë i ka zhveshur dhe i ka argmentuar si “marioneta” të pushtetit sllavo-maqedonas, si spiunë të shërbimit sekret maqedonas, por që, pastaj, që të gjithë i ka futur brenda institucionit. Pra BFI-ja po gogson prej spiunëve dhe tradhëtarëve që anë brenda BFI-se dhe me Sulejman Rexhepin, kryemarionetën e pushtetit!

Dhe, falë këtij uniteti ky ia paska siguruar postin “dy herë” president Stevo Pendarovskit, sepse, falë Mula Sulës shqiptarët i paskan dhënë shumë vota presidentit aktual të Maqedonisë së Veriut! Po he, pash të Madhin Zot, le ta provojë dhe le të dalë në zgjedhje popullore për postin e vet që e ka uzurpuar si okupator klasik! U pa se sa e do populli shqiptar, i cili, ndonëse u sprovua me një nevojë kombëtare të Shqipërisë, nuk denjuan t’ia japin një grusht koci dhe ndihmë, natyrisht, nëse me atë shumë simbolike që ka mbledhur nuk mundohet që ta kamuflojë vjedhjen epike të parave që shqiptarët i donuan për shqiptarët pas tërmetit të 26 nëntorit.

Pushteti aktual përmes dy-tre marionetave po e dridhkëka BFI-në?! Po si ka mundësi kur Sulejman Rexhepi është botërisht i njohur si kryemarioneta më e madhe e pushtetin maqedonas madje me taban e histori?

Është më se e vërtetë që në BFI përzihet shumë pushteti, sepse, ndryshe, si mund të shpjegohet mbështetja institucionale e shtetërore që e shprehin për Sulejman Rexhepin, si mund të shpjegohet ndryshe përgëdhelja gati homoseksuale institucinale e organeve gjegjëse shtetërore që ia bëjnë Sulejman Rexhepit duke e ruajtur nga çdo akuzë, nga çdo padi dhe nga çdo proces gjyqësor!

Janë dhjetra dëshmi, janë dhjetra dokumenta, janë dhjetra raste kriminale që dëshmojnë se janë pjekur të gjitha kushtet për të përfunduar Sulejman Rexhepi dhe për ta sosur jetën burgjeve të Maqedonisë së Veriut, por, meqë është kryemarionetë e pushtetit, apo meqë është “omileniki” më i madhë i strukturave përkatëse të sigurisë së shtetit, ai mbrohet – të gjitha këto flasin se pushtetet maqedonase i kan të futura thellë duart në BFI, të cilët, përmes Sulejman Rexhepit e drejtojnë këtë Intitucion fetar islam.

Bashkëpunimi i Sulejman Rexhepit me Sasho Mijallkovin është i dokumentuar! Bashkëpunimi i Sulejman Rexhepit me Jankullovskën antishqiptare është i dokumentuar!

Bashkëpunimi dhe servilizmi prej kodoshi i Sulejman Rexhepit me Nikolla Gruevskin antishqiptar e antimysliman është i dokumentuar me lutjet e Sulejman Rexhepit drejtur Allahut të Madhërishëm si dhe Gospod-it të kryeministrit për ta bekuar Gruevskin!

Kujt i shet dushk për gogla Sulejman Rexhepi? Kë dëshiron ta manipulojë? Opinionin e gjërë shqiptar? Apo, duke shpifur për të tjerët dëshiron që të shpërfytyrohet në “engjëll”!

Ekziston dhe një dokument i lëshuar nga Prokuroria e shtetit që dëshmon se disa padi të përmbledhura në një materie akuzuese, në fakt që të gjitha janë analizuar e studiuar nga organet kompetente dhe se që të gjitha kanë dalur si të sakta, madje është punuar edhe nga organet gjegjëse për t’i plotësuar faktet dhe argumentet për të cilat paditet Sulejman Rexhepi, kundër të cilit shumë shpejt do të ngritet proces gjyqësore. Dokumenti është lëshuar nga Pokuroria e Shtetit. Këtë fakt e di edhe vetë Sulejman Rexhepi prandaj, ku me korrupsion, ku me intervenim, ku me servilizëm e ku me miq nga radhët e bashkëpunëtorëve të tij, procesi gjyqësor assesi të fillojë! A nuk flet kjo se pushteti përmes organeve policore dhe të drejtësisë ka kohë, madje që kur ka ardhu në krye të BFI-së Sulejman Rexhepi (1991) i ka duart deri në bërryla në BFI ku, përmes Sulejman Rexhepit i lëvizë të gjitha penjtë që shkojnë në dëm të islamit dhe të myslimanëve të vendit, në dëm të shqiptarëve dhe të çështjes kombëtare! Le të urdhërojë Sulejman Rexhepi në debat televiziv, në cilido televizion që do ta zgjedhë ai, dhe le të pranojë ballafaqim të së vërtetës, me fakte e me argumente, me dokumenta e me dëshmitarë! Dhe, mos të pallamudë gjëra idiotike duke ua humbur shqiptarëve minutat e shtrenjta të ditës.

Pushteti, përmes marionetave të veta, po e akuzuaka se ai vjedh! Çka me vjedhë në BFI kur nuk paska para?- thotë kryehajni Sulejman Rexhepi! Pushteti e di fort mirë se sa para ka vjedhur Sulejman Rexhepi, si e vjedh dhe si e degradon BFI-në, si e vjedh popullatën dhe si e përvetëson vakëfin. Por, nuk e ngacmon, sepse kështu e porositë vetë pushteti (cilidoqoftë ai), sepse vjedhja dhe përvetësimi i pronës nuk është në të mirë të BFI-së, kurse kjo është pikësynim i punëdhënësve të Sulejman Rexhepit! Paratë e vjedhura nga aksioni humanitar për Somali? Pastaj për refugjatët sirian në Bullgari! Pushteti e di saktësisht se sa para i vodhi Sulejman Rexhepi në aksionin humanitar për banorët e Hasanbegut! Po paratë e vjedhura nga aksioni humanitar për shqiptarët pas tërmetit të 26 nëntorit? Po qeratë e dyqaneve të dhëna dorë pas dorë? Po si u bënë restotrantet, hotelet? Po ato makina lukse? Po si u lejua shkatërrimi i pronës shtetërore, prerja e kodrës së Allahut për të bërë një prej pishinave më të mira në rajon! Të gjitha këto nuk bëhen me morra, por me paratë e vjedhur nga shqiptarët si dhe nga arka e BFI-së! Amerikanët nuk gënjejnë kurrë kur të përgatisin raportet vjetore! Amerikanët kanë thënë që Sulejman Rexhepi i shet vizat e haxhit! 13 ditë paskan qëndruar “puçist” në BFI, e cila, në atë kohë ishte e stërmbushur me sigurimin privat që e pat angazhuar Sulejman Rexhepi, për t’ia ruajtur “dhomën sekrete” të stërmbushur me dokumente e me para të vjedhura! Dhe, pas 13 ditëve, shihe abdallin, e paska thirrur ambasadori amerikan, Bejli, dhe i paska thënë që prej ditës së nesërme le të shkojnë bashkëpunëtorët e tu në zyret e veta se “BFI lirohet”! Kjo i bie që ky “puç” paska qenë vepër e amerikanëve, a! Po si nuk i vie turp të involvojë faktorë ndërkombëtarë në punën e tij të fëlliqtë? Apo do me thenë se sa është i mbrojtur dhe i siguruar nga amerikanët! Kë ta mbrojnë amerikanët, të korruptuarin i cili publikiht pranon se ROLEXI prej 37 mij dollarëve që e mbanë në dorë e ka “dhuratë” prej një maqedonasi të fesë ortodokse, që është pronar i një hoteli në Ohër? Amerikanët vetëm mund t’ia kenë përcjellë një përshëndetje për Suleman Rexhepin: fuck you man!

Leave a Reply