Sulejman Rexhepi shkeli Nenin 58, Shaqir Fetai po shkelë tërë Kushtetutën e BFI-së

Shaqir Fetai është me mision të huaj! Shaqir Fetai nuk ka as personalitet, as dinjitet, as shpirt etik dhe as njerëzor! Ai ka detyrë, obligim dhe mision me të cilat e ka ngarkuar “punëdhënësi” i tij! Çdo njeri normal, tashmë do ta mbyllte këtë kapitull të deklasimit, të zbërthimit dhe të përshkrimit të karakterit të tij të dobët! Ky karakter i dobët nuk mundet që të ëndërrojë lidership! E ka të ndaluar nga Vetë Zoti

Shkruan: Shaban Aziri

Shaqir Fetai, Myftiu i Myftinisë së Gostivarit dhe, aktualisht i vetëshpallur “ushtrues detyre i Kryetarit të BFI-së”, meriton të përgëzohet vetëm për përpjekjet e tij për “të dalur” nga kthetrat e Sulejman Rexhepit, të cilit ia lexoi publikisht pajtimin e disa “organeve” për ta shkarkuar nga posti të cilin po e mbante të uzurpuar gati një dekadë me radhë. Ia lexoi “tallkinin” duke e akuzuar se ka shkelur Nenin 58 të Kushtetutës së BFI-së. Ky nen mund të përmblidhet në një pikë të saj, e cila thotë se, Kryetari i BFI-së shkarkohet “nëse nuk i kryen obligimet për të cilat është zgjedhur”! Pra, më se dhjetë vite Sulejman Rexhepi e ka shkelur këtë Nen, kurse, po kaq vite Shaqir Fetai ka qenë krah i djathtë i Sulejman Rexhepit duke e ndihmuar në aktet që i sanksionon ky Nen, sidomos pika 2, 3, 4, 5!
Pra, Sulejman Rexhepi do të mbahet mend si “kryetar” i cili u shkarkua sipas Nenit 58, nen ky që në një shoqëri të devotshme myslimane do të ishte ofendim të përfshihej në aktin më të lartë që rregullon jetën fetare islame.
Por, shkelës të këtij Neni janë që të gjithë organet dhe bashkëpuntorët e ngushtë të Sulejman Rexhepit, tërë “rijaseti” i tij, prandaj, është hipokrizi nga akuzuesit që ta akuzojnë vetëm “eprorin” e tyre. Mbi të gjitha, “këta shkarkues” edhe me rastin e “tallkinit” kanë shkelur rëndë Nenin 58, e cila, në pikën e fundit (ndonëse do të duhej të ishte nen më vete) thotë: “vlerësimi përfundimtar për revokim dhe shkarkim e bën Rijaseti i BFI-së”! Në rastin konkret, shkarkuesit e Sulejman Rexhepit ishin bashkëpunëtorë të tij të ngushtë! Më tepër janë prezantuar dhe mburrur se janë bashkëpunëtorë sahanëlëpirës të Sulejman Rexhepit se sa anëtarë të Rijasetit!

Kushtetuta shkilet edhe gjatë “shkarkimit”, edhe pas “dorëheqjes”

Të gjithë shkarkuesit e Sulejman Rexhepit, jo vetëm që janë shkelës të Nenit 58, por, në rastin konkret janë shkelës të tërë Kushtetutës. Shkelësi më madh na del të jetë Shaqir Fetai, i cili, madje, për disa ditë me radhë u përpoq që ta falsifikojë “pozitën e vet”, t’i manipulojë institucionet përkatëse shtetërore, t’i manipulojë gazetarët dhe opinionoin e gjërë. Fort ia kishte ënda që të prezantohet si “kryetar i BFI-së, ushtrues detyre i reisit”! Shaqir Fetai, në kundërshtim me të gjitha aktet normative të BFI-së, arriti që ta manipulojë (apo edhe ta korruptojë) Regjistrin Qendror dhe aty të riregjistrohet si “ushtrues detyrë i kryetarit të BFI-së, reisul ulema)! Me këtë Shaqir Fetai shkeli tërë Kushtetutën e BFI-së dhe, përderisa dhunshëm do të qëndrojë në këtë institucion ai do të trajtohet ekskluzivisht si shkelës i pashpirt i kësaj Kushtetute me të cilën rregullohet jeta fetare islame në vendin tonë!
Me cilin nen, me cilën pikë të neneve, me cilën rrgullore, me çfarë akti normativ BFI-ja e ka rregulluar pozitën juridike “ushtrues detyre”? Në cilën nen apo në cilën pikë të neneve zgjidhen apo emrohen organet me fjalën “më caktuan”?! Shkarkuesit e Sulejman Rexhepit e paskan caktuar Shaqir Fetain si ushtrues detyre deri në zgjedhjen e Kryetarit të BFI-së?! Shkelje flagrante e kësaj Kushtetute! Po si të veprohet si në rastin e BFI-së? Këta shkarkues, nga përgjegjësia penale i shpëtoi vetë Sulejman Rexhepi, i cili pas dy ditëve “ofroi dorëheqje”! Edhe në këtë rast “të gjestit fisnik” të Sulejman Rexhepit, nga ana e “rijasetit” të Shaqos kemi shkelje flagrante të nenit 64 të Kushtetutës së BFI-së, kështu që, deri sa nuk respektohet ky nen, moralisht edhe më tej mund të llogaritet si “reis” Sulejman Rexhepi! Ndoshta edhe ky është synimi i Shaqos, sepse ai fort mirë e di se nuk ka “rijaset” të definuar sipas kësaj Kushtetute për të vendosur mbi “dorëheqjen e Sulejman Rexhepit”, nëse ia pranojnë apo ia refuzojnë!

“Reisllëku” po e djeg Shaqir Fetain

Është mohim i jetës organizative fetare nëse shkilet Neni 58, pa dyshim! Por, çka është shkelja e tërë Kushtetutës, siç po e shkelë Shaqir Fetai, nëse jo mision “i mistershëm”?
Kriza “kryetarsh” BFI-ja ka pasur edhe më herët dhe, ndonëse që të gjitha janë zgjedhur jasht lëndës kushtetutare, megjithatë, kolektivisht (!) sikur u krijua një praktikë që, deri te kryetari i ri, me BFI-në të drejtojë një komision i përkohëshëm, i cili, në afat më të shkurtë organizonin zgjedhje të Kryetarit! Këtë praktikë tashmë e njeh BFI-ja dhe, si e tillë ka rezultuar me mjaf sukses!
“Ushtruesi i detyrës” (Shaqir Fetai) ia dha vetes këtë post, duke menduar se, sakaq “rijaseti do të vendosë” që ai të ngelë Reis! Manipulim klasik dhe përpjekje idiotike që të mashtrohet opinioni i gjërë dhe të shkilen të gjitha aktet normative të BFI-së. Me ligjet e vendit, sipas Ligjit për marëdhënie pune, por edhe sipas Kodit Penal, llogaritet vepër penale tejkalimi i kohës së “ushtrusit të detyrës” prej gjashtë muajve! Ushtruesi i detyrës organizon zgjedhjen pa të drejtë që të përfshihet edhe vetë në procesi zgjedhor, prandaj, Shaqir Fetait, këtij shkelësi më të madh të Kushtetutës në historinë e BFI-së kushtetutare, as që guxon t’i shkojë nëpër mend ky post!

Shaqir Fetai islamikisht lutet të mos dalë as në oborr të shtëpisë

Le të supozojmë se, Rijaseti e paska edhe atë fuqinë ligjore që ta caktojë një person “ushtrues detyre” dhe, le të jetë ky person Shaqir Fetai. Shaqua, sipas të gjitha gjasave, kurrë nuk e ka lexuar Kushtetutën, prandaj edhe nuk i bëhet vonë nëse nuk e orgnizon jetën fetare islame sipas këtij Dokumenti më të lartë të BFI-së! Po ia përkujtojmë se, në rastin konkret, Shaqua si ushtrues detyre i Kryetarit (post ky joinstitucional dhe jokushtetues, por politik e partiak), për çdo ditë është në shkelje të këtye Neneve: neni 1-pika 3, neni 6, neni 7, neni 8, neni 9, neni 10, neni 11, neni 13, neni 23, neni 24, neni 25, neni 26, neni 27, neni 28, neni 30, neni 31-pika 3, neni 32, neni 35, neni 37, neni 38, neni 42, neni 43, neni 51, neni 56-pika 3, nenin 58, neni 63, neni 64 etj.
Një funksionar i BFI-së, pavarësisht nëse është legjitim apo ilegjitim, me kaq shkeljesh të shumta e të rënda, jo vetëm që duhet të shkarkohet por edhe të lutet islamikisht që kurrë mos të dalë nga oborri i shtëpisë, sepse, është i turpëruar deri në kijamet!
Shaqua, që fort ia do zemra që të lavdërohet se e ka bërë “fet” Myftininë e Gostivarit, më në fund e dëshmoi veten se është i manipulueshëm, se dëshiron të bëhet despot, se ia do shpirti të bredhë nëpër misione dhe se, ama bash hiç nuk do t’ia dijë se sa është shkelës i madh i aktit më të lartë juridik – Kushtetutës së BFI-së, e cila mbështetet në Kur’an dhe në Sunetin e Pejgamberit a.s. Sa turp për një hafiz si Shaqir Fetai.

Leave a Reply