Sulejman Rexhepi si “Llampa e Aladinit”

Sulejman Rexhepi do të ngelë në historinë e njerëzimit si i vetmi uzurpator i një prone të huaj i cili, vazhdimisht ka derdhur para në institucionet e drejtësisë, të cilët, si kundërvlerë ia kanë njohur uzurpimin si vepër të drejtë dhe legjitime! Do të ngelë si simbol i grabitjes së autoritetit ndërsa drejtësia do ta trajtojë si “Sindromi i Sulejman Rexhepit”

Shkruan Haxhi Isa Xhaviti

1.

Këto ditë opinioni i gjërë shqiptar pati rastin të lexojë një shkrim të mrekullueshëm të Afrim Tahirit, ish-sekretar gjeneral i BFI-së, në të cilin kishte trajtuar problemin e keqpërdorimit të sintagmës “për fe dhe atdhe”! Elaborim më të fuqishëm ka kohë që shqiptarët nuk kanë lexuar. Zbërthim i matrapazëve që maniulojnë në emër të atdheut e të fesë.

Për shembull, lideri i Sulejman Rexhepit, z. Ali Ahmeti, një politikan mjaft me këmbë në tokë dhe shumë racional, gjithnjë thotë se “atdheu im është Maqedonia dhe se tjetër atdhe nuk kam”! Tani, nëse e pyet Sulejman Rexhepin, “reisin” e Ali Ahmetit, ky thotë se atdheu i tij është Shqipëria! Pra, ky ka hequr dorë nga Maqedonia, sepse ky atdhe e ka zhgënjyer, sepse, ky atdhe nuk ka bërë asgjë për Sulejman Rexhepin sa ky ka bërë për këtë atdhe (sidomos në kohën e komunizmit, kur hoqi dorë edhe nga “përkatësia e vet etnike e fetare”, (nëse i ka pasur)! Po tani, në kohën kur Sulejman Rexhepi gjithnjë e më fort e tallë liderin e vet politik, z. Ali Ahmetin, për të cilin thotë se me përkatësi fetare është dërvish, dihet botërisht se pikërisht “politikat” e Ali Ahmetit për këtë gjysëm dekade kanë bërë shumë më tepër për BFI-në se sa vetë Sulejman Rexhepi! Në ndërkohë, dëmet që Sulejman Rexhepi ia ka bërë partisë së Ali Ahmetit si dhe vetë BFI-së janë të parikuperueshme, trashanike, fatale! Atëherë, me të drejtë shtrohet pyetja se, cila na qenka përkatësia fetare e Sulejman Rexhepit, (meqë “atdheun” ia kuptuam)?

2.

Për këtë gjysëm dekade, u denacionalizuan dhjetra prona të BFI-së të uzurpuara, motiii, nga komunistët, vëllezërit për nga ideologjia dhe feja të Sulejman Rexhepit! Në fat, më tepër u dhanë letra në vlerë se sa prona konkrete, sepse ato tashmë llogariten si interes i përgjithshëm shoqëror! Sulejman Rexhepi, si pranues i këtyre letrave, fare nuk ka bërë fjalë, nëse janë paguar pak, shumë poshtë, apo nëse me këtë politikë të denacionalizimit po dëmtohet BFI-ja! Keni dëgjuar ndonjë ankesë të Sulejman Rexhepit? Jooo! Sepse, ky denacionalizim në fakt ka shtuar pronën dhe pasurinë e Sulejman Rexhepit dhe të familjes së tij, dhe aspak të BFI-së! Sipas vlerësuesve ekspertë, pasuria e Sulejman Rexhepit për momentin vlerësohet në mbi 7 milion e 500 mij euro! Tërë këtë pasuri e ka të fshehur poshtë qilimit të cilin ky e quan “për fe dhe atdhe”.

3.

Nja 2-3 persona (sepse të tjerët, vallahi, që të gjithë bashkëpunojnë me Lëvizjen), që rrinë tërë ditës në kabinetin e uzurpuar nga Sulejman Rexhepi, mendojnë se “reisi” i tyre është si Llampa e Aladinit, e cila, duhet të fërkohet që të dalë nga aty “xhindi”! Tërë ditës rrinë duke ia fërkuar dhe, hop, nga Llampa del “kryetari i BFI-së dhe lideri fetar i të gjithë myslimanëve të Maqedonisë së Veriut”! Me të fërkuar të boleve nuk bëhesh as reis e as lider, por, me punë konkrete, të sinqertë dhe me rezultate të prekshme. Sulejman Rexhepi është (dhe kështu do të njihet tërë jetën) uzurpator klasik i BFI-së. Pra, ai dhe bolefërkuesit e tij mund ta quajnë si “reis” por ai tërë jetën do të njihet si uzurpator, sepse kjo është e vërteta. Siç është i vërtetë edhe fakti se, Sulejman Rexhepi, mijëra euro ka dhënë për t’i korruptuar “personat e drejtësisë” me qëllim që mos t’ia hapin procesin e gjykimit ku ai do të lakuriqësohet tërësisht si shkelës i Kushtetutës së BFI-së dhe si uzurpatorë klasik i BFI-së. Që nga momenti kur ai uzurpoi BFI-në, për të, pra, për Sulejman Rexhepin miliona herë është shkruar më shumë si për një kriminel se sa që është shkruar si për një “bereqet” që ia ka parë hajrin Instituciioni i BFI-së.

4.

E keni parë Sulejman Rexhepin se si futet, si një skuth, në mesin e xhematit? E keni vërejtur se, kur futet ky farë skuthi në mesin e xhematit? Vetëm atëherë kur xhemati ka ndonjë festë, ka arsye të plotë për të qenë i lumtur dhe për ta shënuar ditën e lumturis së vet si datë të paharrueshme. Pikërisht, në të tilla situata e ke Sulejman Rexhepin në mesin e xhematit, madje shumë “të trimëruar”, që vret e pret, që thërret në vrasje e në likuidime! Është manipulator i përkryer me xhematin, është keqpërdorues i tmershëm i rasteve dhe momenteve të caktuara, është bukëshkalës, është injorues i gëzimit dhe lumturisë së xhematit. Kur xhemati mblidhet për shkak të ndodnjë përurimi, apo inagurimi, apo festimi fetar, Sulejman Rexhepi futet aty dhe, ia nis “rafalit” pa hetuar se po gjuan me plumba qorre dhe se po bëhet si palaço para të pranishmëve. Gjithnjë mbi 30 minuta fjalim, përdhunim të të pranishmëve që kanë festë, të cilët, në situata të rëdomta as me para nuk do të mund t’i detyroje që të tubohen e t’i dëgjojnë idiotizmat e Sulejman Rexhepit. Seç trimërohet dhe seç aktron se xhemati janë mbedhur për të dhe se po e duakan!

Po pse Sulejman Rexhepi, nuk e provon, bie fjala, t’i ftojë myslimanët e vendit, në një ditë të caktuar, në një kohë të caktuar dhe në një vend të caktuar! T’i ftojë duke i njohtuar paraprakisht se do të ketë vaz apo fjalim fetar, apo fjalim politik, ku do të flasë për unitetin, apo për vakëfin, apo për taksat fetare?! Eeee, nuk e bën këtë “pizdari”, sepse e di që nuk do t’i vinë as dhjetë vetë, vetëm ata që i ka fërkues të “Llampës së Aladinit”! Kjo u pa në inagurimin e Xhamisë pranë Fakultetit të Shkencave Islame! Askush nuk i përgjigjet thirrjeve të Sulejman Rexhepit, sepse të gjithë e dinë se edhe thirrjet i ka manipulative!   

Leave a Reply