Sulejman Rexhepi tejkaloi vijën e kuqe, a u dogj edhe Bujar Osmani?!

Sulejman Rexhepi vetë i mbyllë xhamitë, vetë i hap. Vendimi hy në fuqi menjëherë, por, hapen të marten. Deri atëherë qeveria ka “lluft” për të bërë ndonjë pazar me Sulejman Rexhepin, përndryshe ai ka thënë: “Do ta bëj Bangladesh”

Asnjë Xhami në Maqedoni nuk është e mbyllur. Sulejman Rexhepi, uzurpatori i BFI-së po gënjen kur po thotë se i ka mbyllur xhamitë, sepse nuk e ka atë fuqinë e diktatorit që e ëndërron ai, sepse, xhamitë kanë qenë të hapura, aty është kënduar pesë herë në ditë ezani, janë kënduar mukabelet, ka imamë kujdestar, aty është edhe myteveliu. Thjesht, besimtarët myslimanë të Maqedonisë së Veriut kanë respektuar masat e përkohëshme brenda të cilave është edhe ndalesa e tubimeve në më shumë se dy veta. Ndryshe, të kap ligji, kërcasin gjobat! Kjo është e vërteta dhe jo se e paska dëgju dikush “urdhërin” e Sulejman Rexhepit, të cilin askush në Maqedoni nuk e bën hesap për pesë para.
Në Strugë shpërtheu një sekt i Kishës Ortodokse dhe mbajti një “paradë” fetare me shumë qytetarë të besimit ortodoks. Pa dyshim që kjo vepër shpreh mospërfillje të gjendjes emergjene, si ato të kohës së luftës, për ç’gjë organizatorët dhe pjesëmarrësit gjithësesi që do të ndëshkohen.
Sipas të gjitha gjasave, ky veprim është në koordinim me skenaristët e huaj të cilët nuk ia donë të mirën këtij vendi dhe këtij populli. Një ndër këta bashkëpunëtorë të skenaristëve serbo-rusë mund të jetë edhe Sulejman Rexhepi, i cili, sakaq, në sinkronizim me sektin ortodoks, merr një vendim për “hapjen e xhamive”! Tani që u dekonspirua po kërcen si zorra në prush! Këtu, për ta zbutur situatën mundohet të ndërhyjë Bujar Osmani, përfaqësuesi i Qeverisë, duke u munduar të thotë se kanë qenë tërë ditën në bisedime me Sulejman Rexhepin, edhe para publikimit të vendimit, edhe pas publikimit të vendimit, kështu që, “kemi qenë në dijeni”! Të gjithë liderët fetar, në tërë rajonin, në mbarë Europën, kanë qenë në bisedime me liderët qeveritarë dhe, bashkarisht janë dakorduar, e diku-diku akoma po bashkëbisedojnë, për gjetjen e mënyrave se si t’i hapin objektet fetare, pra, edhe xhamitë! Bashkëbisedojnë por vendimet i sjell “shtabi i krizës” i sjellin qeveritë dhe jo liderët fetarë. Kjo dëshmon se, vetëm Sulejman Rexhepi, i përjashtuar nga “liderizmi” sillet si kabadai, për të mos thënë, si vagabond!
Pas vendimit skandaloz të Sulejman Rexhepit doli Qeveria dhe tha qartë që mos të manipulojë askush me ndjenjat fetare të besimtarëve të vendit, sepse, edhe më tej mbetet në fuqi masa që ndalon tubimin e më shumë se dy njerëzve në një vend. Apo, Sulejman Rexhepi dhe Bujar Osmani do të mundohen që të mbajnë distancën fizike nëpër xhami. Me këtë gjest nënçmohen dhe ofendohen këto parime të shenjta islame:

  • mos braktisni vendin e sigurtë në kohë pandemie;
  • mos përhapni pandeminë;
  • mos vrisni (qoftë edhe tërthorazi) njeri, sepse kjo vrasje është si të jetë kryer mbi tërë nejrëzimin;
  • mos lejoni që rregulla laike të zëvendësojnë rregullat (e kategorisë së farzit) islame: Është rregull i pashmangshëm ngjeshja e safeve nëse dëshironi të keni namaz gjatë faljes kolektive.
    Pa dyshim që, pleqtë janë ata që më së shumti janë mërzitur nga Koronavirusi, duke qenë mbyllur e në lëvizje brenda dhomave. Kjo kategori mezi pret të dalë të paktën deri në xhami. Nga ana tjetër, kjo kategori është “ushqimi potencial” i Kovid19! Eksperët druajnë se, nëse lejohet kjo çmenduri e Sulejman Rexhepit, deri kah fundi i Majit mund të kemi “vërshimë” të sëmurësh e vdekjesh nga Koronavirusi. A është i gatshëm Sulejman Rexhepi të përgjigjet për vdekjet e baballarëve e të gjyshërve, sepse, me këtë vendim, praktikish ai po i nis pleqtë tanë për në “front të luftës”!
    Pa dyshim që, përgjegjësia bie mbi Sulejman Rexhepin, sado që ky frikacak tenton të shpërndajë përgjegjësi edhe tek anëtarët kukulla të rijasetit të kotë! Për “t’iu shmangur” përgjegjësisë personale, ai i detyron që të nënshkruhen të gjithë anëtarët kukulla, sikur të kemi të bëjmë me një apel, me një kërksesë apo me një reagim! Jasht këtyre situatave, nuk vlejnë nënshkrmet kolektive, sepse përgjegjësia bie mbi atë që është në krye të iniciativës për të sjellë vendim! Nëse një vendim i një kryeministri është i dobët, me pasoja edhe në të vdekurish, sado që është miratuar në këshillin e ministrave, atëherë, detyrimisht kryeministri jep dorëheqje ndërsa me të bie komplet qeveria!
    Por, tashmë është vonë për gjithçka tjetër me përjashtim të nismës së procedurës për masa ndëshkuese kundër avanturierit Sulejman Rexhepi! BDI-ja, me ndërhyrjen e vet, mund të shpresojë në ndonjë përfitim politik, por, Sulejman Rexhepi nuk e garanton këtë pëfitim. Ai po e pret pazarin e vet: nëse shteti i garanton se nuk do të nisë procedurë as kundër tij e as kundër pjesëtarëve të familjes së tij, atëherë edhe mund ta tërheqë vendimin dhe, këtë marrëveshje ta kamuflojë me ndërhyrje “të mençur” të BDI-së! Nismën e pazarllëkut të Sulejman Rexhepit e dëshmon edhe vendimi i tij për të hyrë menjëherë në fuqi, “nga data e sjelljës së tij” për hapjen e xhamive, pra, jo nga sot, ditë e xhuma, por, nga dita e martë. Pra, pushteti ka “lluft” prej Sulejman Rexhepit që të mendohet deri të hënën në mbrëmje që ta pranojë “pazarin” e ofruar nga sekserët e Mulla Sulës, ose, për ndryshe, nga e marta, Maqedonia do të shndërrohet në Banglladesh. Këta, zatën, e ka garantuar Sulejman Rexhepi!
    Megjithatë, janë jo valide këto garanca karshi skenarit për të çuar ujë në mullirin serbo-rus dhe për ta destabilizuar Maqedoninë e Veriut, sidomos në aspektin fetar, ku shqiptarët e rajonit dhe më gjërë janë shumë të ndjeshëm!/1kliklarg/


Leave a Reply