Sulejman Rexhepi trimërohet: fton në vrasje të kundërshtarëve të tij (VIDEO)

Sot, në hapjen solemne të Xhamisë së re në fshatin Opajë, Sulejman Rexhepi keqpërdor foltoren dhe, i trimëruar nga gëzimi i myslimanëve, veç të tjerash, fton edhe në vrasjen, në likuidimin e kundërshtarve të tij. Ky apel kriminal më në fund duhet ta shqetësojë shtetin e Maqedonisë së Veriut.

Sulejman Rexhepi, në fjalimin e vet me ngjyrime komuniste e diktatoriale, plot mëkat e idiotizma, veç tjerash u shpreh se është shumë i kënaqur me myslimanët e Maqedonisë së Veriut që qenkan myslimanë më të mirë në botë! Kjo është më se e vërtetë por, çfarë “lideri” fetar kanë këta muslimanë më të mirë në botë? Absolutisht “liderin” më të pistë në botë!
Sulejman Rexhepi, sot sërish u shpërfytyrua në kriminel, sërish, pa hetueshëm, zhveshi petkun e tij fetar dhe u shpërfaq në kriminel, në vrasës, në likuidues. Sipas tij, në mesin e këtyre myslimanëve më të mirë në botë paskan depërtuar edhe të atillë që po u munduakan ta shpërbëjnë unitetin e myslimanëve, paska prej atyreve të cilët duhet të likuidohen. “Të tillët duhet të vriten, dhe këtë e thotë sheriati”, u shpreh Suejman Rexhepi! Pra, ai këtë mesazh likuidues ua dërgoi oponentëve të tij, kundërshatërëve të tij. Pse? Sepse ata po kërkojnë reforma në BFI, po kërkojnë largimin e Sulejman Rexhepit! Po pse po e kërkojnë këtë largim të Sulejman Rexhepit? Pse Sulejman Rexhepi me kaq urrejtje vrastare apelon në likudimin dhe vrasjen e tyre? Sepse pikërisht këta kundërshtarë janë ata që po e zhveshin Sulejman Rexhepin, duke e lakuriqësuar dhe duke e nxjerrë ashtu siç është në fakt, bazuar në veprat e tij kriminale: shkatërrues i islamit, bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete, ithtar i komunizmit, luftëtar i regjur i nacionalizmit shqiptar, vjedhës i fitrit, i zeqatit, i kurbanëve, i haxhit! Dëmtues i institucioneve fetaro-arsimore, vjedhës i vakëfit, pronar i një pasurie enorme të paligjshme, “lider” që feston ditëlindje me pjevaçica e me sallën plotë meze e raki, bekues i antimyslimanit më të madh në rajon, Nikolla Gruevskit!
Sulejman Rexhepi nuk dëshiron që t’ia radhisë askush këto veprime antimyslimane, antishqiptare, e antifetare, ndryshe, kushdo që ia përmend ai do të jetë në “listën e Sulejman Rexhepit” të cilët duhet të likuidohen, të vriten, sepse kështu thotë sheriati? Po çka thotë sheriati për veprimet e tipit të Sulejman Rexhepit?
Pas këtij apeli kriminal, institucionet përkatëse të shtetit duhet të veprojnë urgjentisht e me kohë dhe, mos ta amnistojnë serish duke thënë se “Sulejman Rexhepi shpallet i pafajshëm sepse nuk ka përmendur asnjë emër konkret që duhet të vritet”!
Sulejman Rexhepi fton në vrasje të dikujt të cilët ai i njeh shumë mirë, me emër e mbiemër! Shteti kësaj radhe nuk duhet të flejë gjumë para këtij kërcënimi kriminal! Duhet të veprojë sa më parë sa nuk është bërë vonë, sepse oponentët e tij nuk e kanë ndërmend të gjunjëzohen para kërcnimeve të tij kriminele. /https://reformohu-bfi.blogspot.com/ 

Leave a Reply