Sulm kibernetik kundër departamentit të Thesarit dhe Tregtisë në SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lëshuar një  alarm pasi kanë bërë me dije se kundër departamentit të thesarit dhe tregtisë kishte pasur një sulm kibernetik.

Pas sulmit kibernetik të gjitha agjencisë civile kanë shkëputur lidhjen me internetin në kompjuterët e tyre, pasi siç bëhet me dije kanë qenë të gjithë në qendër të sulmit.

Ndërkohë shërbimet në SHBA nuk kanë akuzuar asnjë që mund të fshihet pas sulmit.  Ky incident vjen pak ditë pasi firma e sigurisë kibernetike FireEye zbuloi se kishte rënë pre e një vjedhje.

Sulmi i bërë kundër dy departamenteve duket se është serioz, pasi nëse nuk do ndërhyhej në kohë mund të ishin kompromentuar sistemet  online të qeverisë.

Jo zyrtarisht akuzohet Rusia si shteti që fshihet pas sulmit, por Kremlini ka mohuar gjithçka dhe ka deklaruar se pretendimet janë të pabaza.

Leave a Reply