Sulmi në Ambasadën e Malit të Zi, Podgorica thirrje Beogradit të reagojë

Kryeministri Dushko Markoviç, e ka dënuar me forcë sulmin ndaj ambasadës së Malit të Zi në Beograd duke e quajtur nje akt te papruanueshëm.

Ndër të tjera kryeministri malazez ka theksuar se vendi i tij do të mbrojë pavarësinë.

“Qëndrimi i autoriteteve serbe është befasues. Mali i Zi po përballet edhe një herë me sfidën e mbrojtjes së pavarësisë dhe lirisë. Ne do ta ruajmë Malin e Zi përkundër urrejtjes se aktorëve brenda dhe jashtë kufijve të tij,”.

Edhe Ministria e Jashtme e Malit të Zi, ka kritikuar ashpër mos reagimin e autoriteteve serbe.

“Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Republikës së Serbisë, në përputhje me legjislacionin e saj kombëtar dhe konventat ndërkombëtare, që t’i përgjigjen urgjentisht këtij akti të vandalizmit dhe që autoritetet kompetente të ndërmarrin veprime të duhura sa më shpejt kundër organizatorëve dhe autorëve që shkelin sigurinë e ambienteve të Ambasadës së Malit të Zi”, thuhet në deklaratën për shtyp të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi.

Podgorica i ka bën thirrje qeverise se serbise të nxjerrre përpara drejtësisë autorët e sulmit. Këtë të premte, ambasadori serb në Mal të Zi, Vlladimir Bozoviç është thirru në Ministrinë e jashtme për të dhënë shpjegime lidhur me ngjarjet e fundit.

Aktet e dhunës para mabasadës, së Malit të Zi, janë shtuar ndjeshëm pas vendimit të parlamenitt javën e kaluar për votimin e ligjit për komunitetet fetare. Ligji është kundërshtuar nga komuniteti serb në Podgoricë dhe zyrtarët në Beograd, pasi sipas tyre synon të përvetësojë pronat e Kishës Ortodokse.

Kisha Ortodokse Malazeze ka shtuar perpjekjet per tu shkeputur nga varesia  e kishes ordodokse serbe.

Leave a Reply