Sulmohen kompanitë Pfizer dhe BioNTech, hakerat marrin dokumente sekrete

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka njoftuar sot se është goditur nga një sulm kibernetik dhe janë arritur të merren dokumente në lidhje me vaksinat COVID-19.

EMA shton se po punon për miratimin e dy vaksinave Covid-19, të cilat pritet të përmbyllen brenda disa javësh dhe se sulmi kibernetik nuk do të ndikojë në punën e ekspertëve.

EMA nuk dha ndonjë detaj për sulmin kibernetik në një deklaratë të shkurtër në faqen e saj të internetit, por shtoi se janë hakëruar dokumentet e dy kompanive Pfizer dhe BioNTech.

BioNTech, në një deklaratë tha se dokumentet tashmë janë rimarrë dhe nuk ka asnjë për tu shqetësuar lidhur me sigurinë e vaksinës.

“Sot, ne u informuam se agjencia ka qenë subjekt i një sulmi kibernetik dhe se disa dokumente në lidhje me paraqitjen rregullatore për vaksinës janë marrë në mënyrë të jashtëligjshme”, njofton kompania.

Ende nuk është e qartë nëse nga sulmi janë prekur dhe kompani të tjera që kanë dorëzuar dokumente tek EMA për aprovimin e vaksinës.

Sulmi kibernetik është i fundit në një varg sulmesh dhe paralajmërimesh rreth kërcënimeve të piraterisë kundër prodhuesve të vaksinave që u ngrit si shqetësim dhe nga Europol.

Leave a Reply